Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Më 21 korrik të vitit 2016 do të miratohej Reforma në Drejtësi, e udhëhequr kryesisht nga socialistët dhe e kryesuar nga Fatmir Xhafaj, me një mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Kujtojmë lëvizjet e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët siç e shikoni dhe në këtë foto u puthën në Kuvend kur u miratua reforma, që në fakt do të ishte “puthja e viktimave” të drejtësisë së re.

Më pas vijuan reforma dhe vetingu. Një veting që edhe është rrëzuar në Strasburg, mbi të cilin ka paragjykime, por edhe kontestime politike dhe jopolitike, për faktin se CNA shpesh ka theksuar se ka qenë i kapur dhe nuk ka ruajtur një standard.
Familjarë të zyrtarëve socialistë kanë qenë pjesë e komisioneve të vetingut apo gjyqtarë dhe njerëz me aktivitet politik brenda së majtës. Produkti që doli në përfundim nuk kishte standardet e duhura. Kjo është e qartë. Janë larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë me dinjitet dhe ka ende në sistem të drejtësisë apo në krye të strukturave të tyre njerëz që e kanë kaluar në mënyrë “të çuditshme” vetingun, pasi po të shikojmë standardet, jo vetëm që nuk do ta kishin kaluar, por aq më pak të drejtojnë gjykata apo prokurori.
Gjithsesi, Reforma në Drejtësi përfundoi. Çdo reformë pas një dekade duhet parë e riparë për standardet, kushtet kur u krijua dhe kushtet e sotme, legjislacionin, korrigjimet që duhen në Kodin Penal e të tjerë.
Rruga drejt BE-së që ka Shqipëria e detyron këtë gjë dhe sot kjo është një nga kushtet. Për shembull, kur arrestohen zyrtarët e lartë ka propozime, siç është fakti që të ketë imunitet edhe për pezullimin nga detyra të një ministri apo zëvendëskryeministri. Janë me dhjetëra kushte të tilla, të cilat në fakt nuk mund të kalojnë në mënyrë të njëanshme, por duhet të jenë me një konsensus politik.
Por ajo që bie në sy dhe është më thelbësorja është se kush janë “viktimat” e kësaj Reforme në Drejtësi.
Hetohen, arrestohen, gjykohen dhe thonë jemi viktima politike dhe më e çuditshmja është se u përkasin të gjitha palëve politike.
Ilir Meta ndodhet në burg. Sali Berisha ishte nën masë sigurie, kishte një konflikt me drejtësinë, pretendoi se gjykata nuk ia merrte dot pasaportën dhe nuk e vendoste dot në masë sigurie “detyrim paraqitje”, por e refuzoi dhe ishte për një vit në arrest shtëpie. Të dy krerët e opozitës, por po shtojmë këtu edhe Ervin Salianjin, por ka edhe të tjerë nga PD-ja që e konsiderojnë veten të burgosur politikë.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, 99-çi i konvertuar në socialist, ndodhet në burg dhe pretendon se ndaj tij ka burgosje politike.
Sot kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u dënua me burg për blerje votash në zgjedhje, tha se ishte i burgosur politik. Reforma në Drejtësi doli nga konsensusi politik dhe flamurin e mori PS-ja. Mirë këta demokratët që pretendojnë se janë të burgosur politikë nga pushteti autokrat dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama, po këta socialistët duan vallë?! Apo këta janë me variantin “ku di unë se çfarë them unë, mjafton të them diçka me shpresën se dikush më beson”.
Tani, cilët janë të burgosurit e vërtetë të reformës konsensuale në drejtësi vendoseni vetë, se të gjithë thonë jemi të burgosur politikë./CNA
Gjykata Administrative ka caktuar datën e seancës përgatit...
Dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të njësisë Administrat...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur par...
SPAK-u ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliaj...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben...
Gazetari shqiptaro-amerikan, Arian Asimi, foli sot lidhur ...
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkakt...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për disa ...
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, nj...
21 persona janë paraqitur në spital nga zhvillimet e së ma...
Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës...
Opozita zhvilloi këtë të martë protestën e radhës kombëtar...
Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione dh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në r...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka drejtuar gishtin e akuzës p...
Gazetari i ardhur nga SHBA në Tiranë për të protestën e op...
Gazetari shqiptar që erdhi nga SHBA për të raportuar prote...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...