"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

SPAK-u ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci.
Ndaj tij rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë.
Për gjykim janë dërguar edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Memaliajt.
Konkretisht, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi dhe ish-drejtori i Shërbimeve publike, të dy të akuzuar për të njëjtën vepër si ish-kryebashkiaku Guci.
Hetimet lidhen me tenderin e vitit 2021, për ndërtimin e ujësjellësit rajonal në disa fshatra të Memaliajt.
Nga hetimet rezultoi se kryebashkiaku i Memaliajt, i cili ishte dhe titullar i autoritetit kontraktor në bashkëpunim me anëtarët e KVO kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë të tretë.
Njoftimi i SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 216/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:
Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021);
Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për të njëjtën vepër penale;
Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale;
Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale.
Hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 28.10.2024. Për këtë qëllim, më datë 04.11.2024 është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Objekt i hetimit ka qenë procedura e prokurimit “Ndërtimi i Ujësjellësit Rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe qytetin Memaliaj”, e vitit 2021, me autoritet kontraktor Bashkinë Memaliaj.Nga hetimet ka rezultuar se Kryetari i Bashkisë Memaliaj, shtetasi Gjolek Guci, më 21 shtator të vitit 2020 ka nënshkruar kontratën e dhurimit me nr. 658/1 Prot., me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., të përfaqësuar nga administratori A.Sh. Ndërsa projekti për zbatimin e ndërtimit të ujësjellësit rajonal është miratuar nga Kryetari i Bashkisë Memaliaj.
Fondi për objektin, në vlerën mbi 493 milionë lekë (493.183.572), ishte ndarë në zëra për ndërtim, montim, drejtimin dhe kolaudimin e punimeve. Vlera e miratuar ishte e njëjtë me vlerën e kostove në projektin e dhuruar nga shoqëria “Artreum Generation”, nënkontraktore e njërës prej kompanive fituese të tenderit.
Pas analizës së dokumentacionit të procedurës së prokurimit, është konstatuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Edmonda Harizi, Feta Hoxha, Bersant Ylli dhe titullari i autoritetit kontraktor (Bashkia e Memaliajt), shtetasi Gjolek Guci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë të tretë, duke kualifikuar dhe shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. & “ED Konstruksion” sh.p.k., të cilët kishin mangësi në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në kriteret për kapacitetin teknik.
Gjithashtu, është pranuar nënkontraktimi me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., i cili ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për nënkontraktor.
Në datë 28.01.2026, është vendosur ndarja e procedimit penal nr. 216 në procedimin penal 216/1, për hetime të mëtejshme lidhur me zbatimin e kontratës, për të cilën kërkohet kryerja e veprimeve hetimore të mëtejshme.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben...
Gazetari shqiptaro-amerikan, Arian Asimi, foli sot lidhur ...
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkakt...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për disa ...
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, nj...
21 persona janë paraqitur në spital nga zhvillimet e së ma...
Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës...
Opozita zhvilloi këtë të martë protestën e radhës kombëtar...
Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione dh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në r...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka drejtuar gishtin e akuzës p...
Gazetari i ardhur nga SHBA në Tiranë për të protestën e op...
Gazetari shqiptar që erdhi nga SHBA për të raportuar prote...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda n...
Policia ka njoftuar se 16 efektivë kanë mbetur të lënduar ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar nmë Spitalin e Traumës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
CNA ka siguruar pamje nga momenti kur për shkak të molotov...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...