web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht

14 Korrik 2026, 12:47, Kronika CNA

29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proceduar në qershor dhe në dy javët e para të muajit korrik.

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për shtetas që kanë ndezur ose kanë tentuar të ndezin zjarre, duke dëmtuar sipërfaqe toke, bimësinë, pemëtarinë, pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Më konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, u dëmtuan kullota në këtë fshat dhe 300 pemë (agrumesh dhe ullinjsh).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të një shtetasi tjetër, u dogj një sipërfaqe toke në këtë fshat, e mbjellë me dru frutorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë tërheqjes me karrotrecin që drejtonte të një automjeti të aksidentuar, janë shkaktuar shkëndija elektrike, të cilat janë përhapur dhe kanë djegur dhjetëra pemë arre në pronësi të një shtetasi, në fshatin Romës.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga