web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarm në Greqi/ Dhjetëra të shtruar në spital për infeksion nga salmonela

14 Korrik 2026, 11:49, Kosova & Bota CNA

Alarm në Greqi/ Dhjetëra të shtruar në spital për

Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të shumta të shtrimeve në spitale me infeksion nga salmonela.

Në Larisa, rastet e salmonelës janë konfirmuar edhe nga spitalet, ndërsa po rritet shqetësimi, pasi burimi i infeksionit është ende i panjohur.

Deri dje u konfirmuan zyrtarisht 30 raste, prej të cilëve 12 pacientë janë të shtruar në spital, siç raportojnë mediat greke. 

Presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, Profesori i Pulmonologjisë, Theodoros Vasilakopoulos, rekomandoi që qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm derisa të përfundojë hetimi i rastit dhe të shmangin sa më shumë konsumimin e mishit të pulës këto ditë, derisa sa të kalojë epidemia e salmonelës që filloi në Lamia.

“Logjika thotë se nëse do të hamë diçka tani, duhet ta gatuajmë mirë. Dhe të shmangim ngrënien e pulës për dy ose tri ditë, derisa të kemi arritur në një rezultat përfundimtar”, tha Vasilakopoulos në një intervistë./CNA





Lajmet e fundit nga