web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masa nga të nxehtit në Francë/ Mbyllen përkohësisht 3 reaktorë bërthamorë

13 Korrik 2026, 15:48, Kosova & Bota CNA

Masa nga të nxehtit në Francë/ Mbyllen përkohësisht 3

Furnizuesi kryesor i energjisë në Francë, EDF, mbylli përkohësisht tre reaktorë bërthamorë si masë ndaj të nxehtit që ka prekur vendin.

Bëhet fjalë për tre reaktorët në Golfech, Bugey dhe Chooz. Po ashtu u vendos edhe ulja e prodhimit në tetë reaktorë të tjerë për të shmangur mbinxehjen e lumenjve që përdoren për ftohje.

Mbylljet e reaktorëve, së bashku me prodhimin e reduktuar të energjisë, nënvizojnë ndjeshmërinë e infrastrukturës energjetike të Francës ndaj motit ekstrem.

Turizmi në Francë ka përsuar gjithashtu ndërprerje, me orare të shkurtuara hapjeje në atraksionet e famshme botërore dhe udhëzime për udhëtarët për të përshtatur planet, për të qëndruar të hidratuar dhe për të shmangur nxehtësinë maksimale.

Turi i Francës shkurtoi një etapë për herë të parë në historinë e tij për shkak të temperaturave të larta.

Në Paris, Kulla Eiffel, Luvri dhe Musée d'Orsay u mbyllën më herët se zakonisht për të mbrojtur vizitorët dhe stafin. Vende të tjera kulturore, përfshirë Pallatin e Versajës dhe Sainte-Chapelle, gjithashtu rregulluan orarin pasi temperaturat arritën në 38°C në rajonin e kryeqytetit./CNA 





Lajmet e fundit nga