web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrorizmi me review-të ndaj bizneseve

12 Korrik 2026, 13:35, Editorial CNA
Terrorizmi me review-të ndaj bizneseve
Foto ilustruese

Bizneset në Shqipëri po përballen me një formë të rrezikshme "terrorizmi" kibernetik. Nga Policia e Shtetit u identifikua një aktivitet i dyshuar dhe i koordinuar në hapësirën kibernetike ku mbi 10 mijë llogari kanë publikuar masivisht komente dhe vlerësime negative për të dëmtuar reputacionin e bizneseve shqiptare.

Vetë drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një reagim publik, theksoi se, ky akt cenon jo vetëm interesat e bizneseve të prekura, por edhe konkurrenca e ndershme, besimi i konsumatorëve dhe perceptimi i Shqipërisë si një destinacion i sigurt.

Një akt terrorizmi është kryer ndaj bizneseve shqiptare nga këto review negative, biznese të cilat janë dhunuar para syve të të huajve. Dëmi që i shkaktohet bizneseve është që me mijëra punonjës janë të rrezikuar nga çmenduria e një grupi që ka bërë një akt terrorist ndaj biznesit.

Përtej asaj që ka bërë Google duke u rikthyer faqeve të sipërmarrjeve yjet, ajo që duhet të ndodhë është që duhet t’i tërheqin review-t negative.

Ky akt terrorist i bërë kundër biznesit mund t’i ketë dhënë kënaqësi 50 apo 100 personave dhe disa të çmendurve që sulmojnë biznesin por shqiptarët nuk janë budallenj të mos e kuptojnë se këta janë anarkistë dhe asgjë më shumë se sa kaq.

Shqiptarët i janë përgjigjur ndryshe aktit të terrorist ndaj biznesit.

Në rastin e Gjergj Lucës, në restorantet dhe bizneset e tij ka akoma dhe më shumë njerëz se më parë. Shqiptarët po u përgjigjen me vepra revieë-ve negative duke mbushur plot bizneset që kanë goditur.

Në të gjitha bizneset që kanë sulmuar dhe kanë akuzuar këta anarkistë me akte terroriste kundër biznesit përgjigjen e kanë marrë nga qytetarët shqiptarë.

Këto biznese kanë më shumë klientë sot pikërisht për faktin se qytetarët nuk pranojnë veprimet e këtyre anarkistëve të cilët mund të kenë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës por nuk mund të sulmojnë bizneset.

Shqipëria nuk mund të kthehet më në ’46, kur tregtarët dhunoheshin, iu merreshin pasurië. Shqipëria nuk mund të kthehet në diktaturë.  Sot jemi në dikaturën e review-ve. Me këtë akt terrorist treguan se kaq mund të bëjnë, të lënë një review negative.

Por po të ishin në pushtet dhe të kishin mundësi të vinin pranga do e kthenin Shqipërinë në terrin e komunizmit që ka qenë një sistem terrorist ndaj biznesit, të njëjtën gjë po bëjnë dhe sot./ CNA





Lajmet e fundit nga