web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar me 13 vite burg për prostitucion dhe skllavërim/ Kapet i "rrezikshmi" në Tiranë

12 Korrik 2026, 12:29, Kronika CNA

I dënuar me 13 vite burg për prostitucion dhe skllavërim/ Kapet i

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “FAST”, duke bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga ka rënë Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit ishte vendosur masa e arrestit provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Arrestimi u krye pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave FAST Albania dhe FAST Itali. Shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bënë të mundur lokalizimin e tij në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë.

Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e kishte dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, sipas legjislacionit italian.

Sipas të dhënave të autoriteteve italiane, 48-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tyre me qëllim kontrollin dhe rritjen e përfitimeve nga aktiviteti kriminal.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë./ CNA





Lajmet e fundit nga