web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj 40-vjeçarit në Laç/ Zbardhen detaje, çfarë u sekuestrua në vendin e ngjarjes

11 Korrik 2026, 13:52, Kronika CNA

Atentati ndaj 40-vjeçarit në Laç/ Zbardhen detaje,

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Laç, ku viktimë mbeti një 40-vjeçar me katër identitete.

Sipas raportimeve, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 15 gëzhoja. Një nga armët e gjetura në vendngjarje është tip revolver, që është dërguar për ekspertizë balistike. 

Vrasja e 40-vjeçarit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., dyshohet të ketë qenë një atentat i mirorganizuar. Autorët kanë pritur momentin kur ai ka mbërritur pranë banesës dhe kanë hapur zjarr sapo ka zbritur nga automjeti.

Edhe pse i plagosur, ai ka tentuar të largohet për të shpëtuar, agresorët e kanë ndjekur deri pranë hyrjes së pallatit, ku kanë vijuar të qëllojnë ndaj tij.

Në total, ndaj 40-vjeçarit dyshohet se janë shkrepur shtatë plumba, plagë që rezultuan fatale. I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë gjatë transportit për shkak të dëmtimeve të rënda.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim autori i dyshuar 40-vjeçari, shtetasi E. S., alias A. S. /CNA





Lajmet e fundit nga