Zbardhen detaje/ Ja 3 kapitujt e negociatave që mbyllen në konferencën Shqipëri-BE
Zbardhen detaje të reja nga Konferenca Ndërqeveritare Shqi...
Zbardhen detaje të reja nga Konferenca Ndërqeveritare Shqi...

Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëmundje tumorale është finalizuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku reparti i Onkologjisë është pajisur me infrastrukturë dhe aparatura të reja mjekësore falë donacionit të organizatës "Albanians Fighting Cancer USA". Nisma synon të përmirësojë cilësinë e trajtimit për pacientët që ndjekin kimioterapinë në Korçë, duke shmangur në shumë raste nevojën për t’u transferuar drejt Tiranës.
Përfaqësues të organizatës, filantropë dhe stafi mjekësor e cilësuan këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa theksuan se bashkëpunimi me spitalin e Korçës ka nisur prej gjashtë vitesh dhe do të vijojë edhe në të ardhmen me mbështetje të mëtejshme për pacientët dhe sistemin shëndetësor.

Duke folur për misionin e organizatës, përfaqësuesja Roberta Panariti tha se ndihma është fokusuar tek spitalet dhe pacientët me kancer, me synimin që trajtimi të afrohet sa më shumë me standardet amerikane.
“Ne sot jemi në Korçë për të folur për misionin e organizatës sonë, Albanians Fighting Cancer. Jemi një organizatë e vogël, e përbërë nga shtatë anëtarë të bordit dhe anëtarë të tjerë që na suportojnë, na mbështesin, dhe erdhëm në Korçë që të ndihmojmë disa spitale. Jo vetëm në Korçë, kemi ardhur në Shqipëri që të ndihmojmë disa spitale, si për shembull shkuam në Lushnjë, në Kukës, dhe tani jemi në Korçë për të vazhduar misionin tonë. Ndihma konsiston më shumë tek spitalet dhe tek pacientët me kancer. Duam që pacientët me kancer të trajtohen ashtu siç duhet, ashtu siç trajtohen në Amerikë. Dhe ne kemi shumë dëshirë që këtë ta sjellim këtu me sa mundemi. Dhe me pajisjet mjekësore që ne i dhurojmë në spital që të jenë pak më të përparuara se ato që ka spitali, dhe të ndihmojmë aty ku kanë nevojë. Aty ku ka nevojë spitali, ne jemi gati të ndihmojmë me sa mundemi”,-tha Panariti.
Panariti u ndal më tej tek bashkëpunimi i vazhdueshëm me Spitalin Rajonal të Korçës, duke kujtuar se organizata ka qenë pranë këtij institucioni që prej periudhës së pandemisë.

Ajo tha se investimi i fundit ka transformuar repartin e Onkologjisë, duke e pajisur me poltrona, pompa infuzioni dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për administrimin e kimioterapisë, me qëllim që pacientët të mos detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë trajtimin.
“Ne kemi gjashtë vjet që kemi punuar me spitalin e Korçës, kemi filluar që në pandemi. Dhe kemi sjellë shumë pajisje mjekësore, që nga 4-5 ekg. Këtë vit, në janar, ne nisëm ta mobilonim ashtu siç duhet departamentin e onkologjisë në spitalin e Korçës. Kjo na mori një kohë të gjatë, por jemi të lumtur sot të themi që e përfunduam me 10 poltronë shumë të mirë, të cilësisë evropiane dhe amerikane, njësoj siç janë kudo, dhe të çertifikuar, me shumë pajisje mjekësore që i duhen, sepse onkologjikun nuk e bëjnë vetëm poltronët. Të gjitha pajisjet që duhen për këtë departament ne i kemi siguruar, për shembull pompat, aget, çdo gjë që ka ky departament. Dhe jemi të gëzuar që shikojmë një ndryshim të madh, që pacientët mos shkojnë nga Korça në Tiranë, pacientët me kancer që të marrin kimioterapinë atje, por të qëndrojnë në Korçë”,-u shpreh ajo.
Në këtë nismë është bashkuar edhe filantropja Fotini Kokeri, e cila tregoi se angazhimi i saj për të ndihmuar pacientët shqiptarë lindi nga një histori personale. Humbja e të atit pas një beteje me kancerin dhe përvoja që përjetoi në spitalet shqiptare e shtynë të mbështesë organizatën “Albanians Fighting Cancer” dhe projektet e saj në Shqipëri.
“Babai im ishte me kancer dhe kur ishte në Amerikë, ai i kishte të gjitha kushtet, por thoshte “më mungon dashuria e prindërve, e vëllait, e motrës”. Ai donte të vdiste mes të dashurve të tij. Dhe unë e solla në Shqipëri t’i plotësoja dëshirën. Për një vit e gjysmë kam shkuar në spitalet e Tiranës që ishin një tmerr i vërtetë. Edhe ai e kuptoi që kishte bërë gabim, por me humbjen e tij unë mendova që duhet të bëj diçka edhe për shqiptarët e mi. Unë kam 20 e ca vjet që merrem me filantropi dhe ndihmoj shumë spitalin në Amerikë. Kështu që, kur pashë sa punë të mirë bënte “Albania Fighting Cancer”, transparencën që ajo kishte me punën, e mora në telefon dhe i thashë: “Roberta, unë dua të të ndihmoj që të bëjmë, të fillojmë të bëjmë një impakt edhe në Shqipëri, të ndihmojmë sa më shumë që të kemi mundësi”,-tregoi Kokeri.
Ndikimin konkret të këtij donacioni e konfirmojnë edhe mjekët e repartit të Onkologjisë. Mjekja onkologe Jusilda Dervishi shprehet se pajisjet e reja kanë ndryshuar ndjeshëm mënyrën e ofrimit të shërbimit, duke përmirësuar kushtet si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor.
“Reparti i onkologjisë aktualisht është tërësisht i rinovuar falë donacionit të shoqatës “Albanians Fighting Cancer USA”, e cila e ka qendrën e vet në Amerikë, por që mendon për ne shqiptarët. Ata sollën 10 poltrona të standardeve evropiane, shumë cilësore, të cilat e plotësuan totalisht pavijonin tonë me pjesën e shtretërve, që ne në fakt përdorim poltrona. Përveç pjesës së poltronave, kanë sjellë edhe ndihmat e tjera që janë pompat për infuzionin e kimioterapisë për pacientët të cilët e marrin për orë të zgjatura, 24 ose 48 orë kimioterapi. Këto, për mendimin tim, ishin dhe shumë më të rëndësishme sesa poltronat, sepse në qoftë se poltronat ne pacientin e shtrijmë në shtrat, nuk na prish punë, ama pompat janë shumë të domosdoshme sepse pacienti merr pompën dhe shkon në shtëpi dhe kthehet pas 48 orësh vetëm për ta hequr. Dhe ne i kursejmë spitalit një qëndrim, por i kursejmë dhe pacientit një harxhim 48 orë të rrijë kot në spital, sepse pompa bën punën e vet kudo që të jetë”,-u shpreh mjekja.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, reparti i Onkologjisë vijon të përballojë një numër të konsiderueshëm pacientësh gjatë gjithë vitit.

Mjekja Dervishi bëri të ditur se çdo ditë dhjetëra pacientë marrin shërbimin e kimioterapisë, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar qindra qytetarë janë trajtuar në këtë pavijon.
“Po, një mesatare 10 pacientë në ditë, kështu që ndryshimin e bën vetë. 10 pacientë në ditë që marrin shërbim, 10 raste domethënë që marrin shërbim kimioterapie në ditë. Dhe vitin e kaluar në fakt kishim rreth 300 pacientë që kanë marrë kimioterapi, që është numri i pacientëve të cilët kanë marrë shërbim në pavijonin e kimioterapisë. Dhe jo raste të reja, domethënë dua ta theksoj që janë 300 pacientë që kanë ardhur, në varësi të stadit të tyre mund të kenë ardhur 5 herë, 10 herë, 15 herë, por që këta 300 kanë marrë shërbim me kimioterapi në pavijonin tonë”,-tha Dervishi.
Mjekja onkologe përcolli edhe një mesazh për qytetarët, duke nënvizuar se diagnostikimi i hershëm mbetet arma më e fortë në luftën kundër kancerit. Ajo apeloi për kontrolle periodike dhe vëmendje ndaj çdo ndryshimi që shfaq organizmi, pasi zbulimi në fazat e para rrit ndjeshëm mundësitë e trajtimit.
“Unë e them gjithmonë që kontrolli është shumë i rëndësishëm. Kontrolli, çdo lloj ndryshimi, trupi të tregon ndryshime. Thjesht ne duhet të jemi të vëmendshëm ta kuptojmë ndryshimin dhe të bëjmë kontrolle. Kontrollet janë mënyra kryesore për të parandaluar dhe për të luftuar kancerin. Jo çdo gjë që dhemb është e rëndësishme, dhe gjërat që nuk dhembin janë të rëndësishme. Kanceri për shembull i gjirit, që është numri më i madh i rasteve që trajtohet aktualisht në spitalin tonë, nuk dhemb. Dhemb vetëm në stadet e avancuara, kur atëherë kur ti dhe me përpjekje të mëdha është vështirë të luftohet. Kështu që me kontrolle të paktën një herë në gjashtë muaj një eko gjiri, një herë në vit një mamografi. Veçanërisht dhe pacientët që kanë një familjar të sëmurë me kancer, ata duhet patjetër të bëjnë kontrolle të rregullta”,-tha mjekja onkologe.
Falë donacionit të organizatës dhe mbështetjes së filantropëve, reparti i onkologjisë në Korçë tashmë disponon pajisje të reja dhe kushte më të mira për trajtimin e pacientëve, me synimin që gjithnjë e më shumë qytetarë të marrin kimioterapinë pranë familjeve të tyre, pa qenë të detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës./CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Beratit ka finalizuar një hetim proaktiv 6-mu...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann W...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi këtë të premte ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë persona...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...