web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LUKSI NË MINIMATURË /Miekley: Rrjetet sociale po ndikojnë te adoleshentët

6 Korrik 2026, 20:33, Sociale CNA

Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtrenjtë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në mbrëmjet e minimaturës dhe maturës. Përtej pamjes, specialistët ngrenë shqetësimin se kjo prirje lidhet edhe me ndikimin që rrjetet sociale ushtrojnë te të rinjtë, veçanërisht në një moshë kur ata janë në kërkim të identitetit dhe pranimit nga të tjerët.

Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley u shpreh se fenomeni i luksit të ekspozuar në mbrëmjet e minimaturës është më i thellë sesa duket në pamje të parë. Sipas saj, mosha 13–15 vjeç është një periudhë e rëndësishme tranzicioni, gjatë së cilës adoleshentët janë në kërkim të identitetit të tyre dhe ndikohen lehtësisht nga mjedisi që i rrethon.

Sipas psikologes Bona Miekley, mungesa e komunikimit të vazhdueshëm mes prindërve dhe fëmijëve bën që shumë adoleshentë të kërkojnë vlerësim dhe model te shoqëria apo rrjetet sociale.

Në përpjekje për të fituar vëmendje, pëlqime dhe ndjekës, jo rrallëherë ata krijojnë standarde të rreme për suksesin dhe bukurinë, duke e lidhur vlerën personale me imazhin që shfaqin para të tjerëve.

 

"Ky fenomen, sidomos, nëse bëhet fjalë për moshën 13, 15 vjeç, pra minorenë, problemi është akoma dhe më i thellë. Sepse duhet të kuptojmë që adoleshenca, pra të qenurit adoleshent, është një periudhë që ti kalon nga periudha e të qenurit fëmijë, tek një tranzicion i të qenurit i rritur. Pra është një tranzicion i caktuar. Kështu që në këtë rast është shumë e rëndësishme dhe unë e them, unë jam vetë prind, unë kam 3 fëmijë edhe i kam parë në tranzicionin e tyre të të qenurit 13, 14, 15 ose 18, 19, 20. Por është shumë e rëndësishme për të kuptuar mesazhet që marrin adoleshentët tanë sot. Unë mendoj që ritmi i jetës sot, sidomos për prindërit është shumë i shpejtë. Pra prindërit sot janë shumë të fokusuar tek puna, ose bëjnë shumë punë, bëjnë 2, 3, 4 punë. Edhe çfarë ndodh? Ndodh që prindërit nuk kanë kohë për fëmijët e tyre, për të kaluar me fëmijët e tyre, për t'i dëgjuar, për të dëgjuar jo vetëm sukseset e tyre, por për të dëgjuar edhe shqetësimet e tyre, edhe shkurajimet e tyre, edhe dështimet e tyre, sepse sidomos mosha 13, 14, 15 kalon në një lloj tranzicioni të caktuar për të kuptuar kush jam unë? Kush është identiteti im? Çfarë më bën mua që të jem unik, unike? Edhe nëse një prind nuk ndalon për të kuptuar, për të afirmuar ëndrrat, për të afirmuar dhuntitë, talentet e fëmijës së tyre, e di se çfarë do bëjë ai adoleshent që është 13, 14, 15? Atë afirmimin që nuk e gjen tek prindërit e tyre, tek prindëri vetë, do e gjejë tek shokët, tek shoqet, tek mediat sociale. Kështu që do marrë një informacion të gabuar rreth vetes vet. Dhe do fillojë të bëjë kompromis me identitetin e vet, pra në mënyrë që të marrë një like në Instagram, një like në TikTok, një follower, edhe fillon dhe bën disa gjëra, sidomos kur ka shembuj jo të mirë", tha ajo./CNA





Lajmet e fundit nga