web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri

27 Qershor 2026, 07:18, Sociale CNA

Rriten temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht mesatare, më të theksuara në mesditë deri pasdite në relievet malore në lindje-juglindje.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë celsius.

Reshjet e shiut priten të dobëta, afatshkurtra dhe lokale kryesisht në formë pikash në lindje e jug të vendit, ndërsa në male hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten.

 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga