web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

26 Qershor 2026, 22:45, Kosova & Bota CNA

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet nesër në orën 11:00.

Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë në legjislaturën e re.

Mediat në Kosovë shkruajnë se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas edhe hapat institucionalë për formimin e qeverisë së re.





Lajmet e fundit nga