web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Putin dhe presidenti bjellorus Lukashenko takohen sot në Moskë

26 Qershor 2026, 17:31, Kosova & Bota CNA

Putin dhe presidenti bjellorus Lukashenko takohen sot në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexander Lukashenko do të takohen këtë të premte në Moskë.

Takimi mes dy udhëheqësve u konfirmua nga qeveritë e tyre, ndërsa theksohet se fokusi lidhet me bisedimet që pritet të përqendrohen në luftën në Ukrainë.

Takimi vjen mes tensioneve në rritje midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, presidenti i së cilës, Volodymyr Zelensky, thotë se beson që Putini po përpiqet ta bindë Lukashenkon të rrisë mbështetjen e tij për Rusinë në konflikt.

Moska dhe Minsk e mohojnë këtë, dhe Bjellorusia thotë se Ukraina dhe Perëndimi po i nxisin tensionet.





Lajmet e fundit nga