web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235 viktima, mijëra të plagosur

26 Qershor 2026, 08:26, Kosova & Bota CNA

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235

Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën pranë kryeqytetit Caracas. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet mes rrënojave në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 u pasua vetëm pak sekonda më vonë nga një tjetër me magnitudë 7.5.

Autoritetet raportojnë se rreth 250 objekte janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të pastrehë dhe po kalojnë natën në rrugë nga frika e shembjeve të tjera.

Presidentja Delcy Rodríguez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në zonat më të prekura. Lëkundjet pasuese kanë vazhduar edhe pas tërmeteve kryesore, me mbi 30 pasgoditje të regjistruara.

Ndërkohë, disa vende kanë ofruar ndihmë për Venezuelën. Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 150 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe kanë nisur anije, avionë dhe ekipe të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit. Mbështetje kanë ofruar gjithashtu Republika Dominikane, Meksika, El Salvadori dhe Katari.

Ekspertët e USGS paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa vlerësimi i plotë i dëmeve mbetet i vështirë për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe komunikimeve në shumë zona të vendit./ CNA





Lajmet e fundit nga