GABOVE ALI AHMETI
Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...

Protesta e 4 Korrikut, e shpallur si “mbarëkombëtare”, po qe se nuk organizohet siç duhet, rrezikon të japë pikërisht mesazhin që nuk duhet të japë: "Jo atë të revoltës së shqiptarëve kundër establishmentit të korruptuar, por atë të një mllefi që ngatërrohet shumë lehtë me antiamerikanizëm.
Dhe ky do të ishte një autogol politik, moral dhe strategjik.
Dhe ndoshta braktisja e protestës dhe kauzave të saj nga ana qytetarëve të moderuar e me mend në kokë. Ndoshta edhe shuarja përfundimtare e saj.
Sepse 4 Korriku është Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit që për shqiptarët nuk ka qenë thjesht aleat, por garanci historike në çaste vendimtare.
Ta ngarkosh atë ditë me një protestë që rrezikon të prodhojë retorikë kundër “amerikanëve”, “ambasadës”, “ndërhyrjeve të huaja” apo fantazive të zakonshme konspirative, do të thotë t’i japësh protestës një shije që nuk i shërben aspak Shqipërisë, por vetëm skajeve më të errëta të saj.
Sepse ka një vijë të qartë që nuk duhet kapërcyer: Të jesh kundër Ramës e Berishës nuk do të thotë të jesh kundër Amerikës. Sikundër të jesh me Ramën e Berishën nuk do të thotë se je me Amerikën.
Të jesh kundër korrupsionit, kapjes së shtetit, klientelizmit, propagandës dhe arrogancës së pushtetit, nuk të bën antiamerikan. Përkundrazi: të kërkosh shtet ligjor, zgjedhje të ndershme, institucione që funksionojnë dhe llogaridhënie, është më afër frymës perëndimore sesa gjithë patriotizmi me megafon i atyre që e përdorin flamurin për të fshehur inatin ndaj Perëndimit.
Prandaj kujdes!
Kujdes nga neomarksistët dhe antiamerikanët e kamufluar si “radikalë të sistemit”.
Këta nuk duan ta pastrojnë protestën; duan ta përdorin. Nuk duan Shqipërinë më pranë Perëndimit; duan Shqipërinë më të zemëruar me të. Nuk duan drejtësi; duan kaos. Nuk duan kauzë; duan rrëmbim të kauzës.
Këta tipa i njeh kollaj. Sapo protesta del nga binarët e kërkesave konkrete dhe hyn në urrejtjen abstrakte ndaj SHBA-ve, NATO-s, Perëndimit apo “aleatëve”, aty nuk po flet më qytetaria, por flet helmi ideologjik.
Prandaj protesta e 4 Korrikut, nëse do të jetë vërtet mbarëkombëtare, duhet të japë një mesazh të kundërt dhe të qartë:
Shqiptarët janë kundër një qeverie që ka konsumuar besimin publik dhe një opozite të tredhur, jo kundër Amerikës. Kundër establishmentit 35 vjeçar që na ka mbajtur në këtë tranzicion të tejzgjatur. Kundër korrupsionit, jo kundër Perëndimit. Jo kundër aleancës që i ka mbajtur shqiptarët në anën e duhur të historisë.
Nëse humbet ky dallim, protesta nuk fiton Shqipërinë. Thjesht u jep mikrofonin dhe tribunë atyre që gjithmonë kanë dashur ta shtyjnë Shqipërinë larg Perëndimit dhe ndryshimit real.
Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...
Në një vend ku Kryeministri ka ngritur narkoshtet dhe i ka...
AGJENTI I IRANIT DHE KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Ja pra, më...
Në politikë, por jo vetëm, është bërë zakon që arroganca t...
Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invalid...
Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...
Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analiza...
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë...
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqipta...
Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...