web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi ndaj protestuesit që ta dëgjojnë mirë anëtarët e organizatës

25 Qershor 2026, 11:09, Opinione Grigels Muçollari

Sulmi ndaj protestuesit që ta dëgjojnë mirë

Në një vend ku Kryeministri ka ngritur narkoshtet dhe i ka hapur rrugën pastrimit të parave të drogës në ndërtim, ku bashkëpunëtorët e tij kryesorë janë nën akuzë për korrupsion, ku ai vetë, shefi i ekzekutivit, pi verë 33 mijë euro shishja, ndërsa pensioni është 150 euro, problemi më i madh i ditës qenka nëse ka luftuar apo jo ai që lexoi kërkesat e protestuesve në shesh.

Kryqëzimi me makinërinë më të rëndë të baltës i një personazhi pa pushtet vetëm se doli kundër Kryeministrit tregon gjendjen e rëndë ku është demokracia jonë sot. Më shumë se për të trembur qytetarët që e kanë larguar frikën, sulmi i organizuar dhe brutal i Ramës ndaj atij që ngrihet në podiumin e sheshit, është një mesazh për anëtarët e organizatës.

Edi Rama po kërkon t’u thotë Elisës dhe Koçekut, apo të tjerëve që janë shfaqur si kritikë këto ditë, se çfarë i pret. Kushedi si janë sulur institucionet, shërbimet dhe patronazhistët për të kërkuar e gjetur cene të mundshme te secili që ka shfaqur shenja të pabindjes.

Në këto momente kur qartazi e ka humbur mbështetjen popullore, Edi Rama kërkon me çdo kusht të ruajë radhët e rilindjes. Ndaj dhe bëri shembull protestuesin e 5 pikave. Ai po u thotë anëtarëve të organizatës se sa i pamëshirshëm do të jetë ndaj tyre nëse do të guxojnë të lëvizin nga rreshti.

Ky është një zhvillim dramatik që na manifeston të gjithëve se tanimë është detyrë kombëtare largimi i tij sa më shpejt nga karrigia, nga ai pushtet që është gati ta përdorë kundër çdokujt thjesht e vetëm për të ruajtur imunitetin dhe privilegjet./ CNA

Sulmi ndaj protestuesit që ta dëgjojnë mirë





14:43 Opinione Sonila Meço

Boja e oktapodit

Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...

19:21 Opinione Frida Mavriqi

Kuriozitet që më mundon

Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...

21:21 Opinione Lutfi Dervishi

Republika e ortakëve

Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...

Lajmet e fundit nga