web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinia shqiptare do liri dhe jo diktaturë

20 Qershor 2026, 18:16, Opinione Besim Ndregjoni

Rinia shqiptare do liri dhe jo diktaturë

Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e 20-30 vjeçarëve shqiptar me moton: “Shqipëri e re”, “Poshtë Komunizmi”, sunduesi, pinjolli i bllokut stalinist, i fundit në Europë, drejtuesi i një force politike staliniste, që ka ndërruar emrin në socialistë, Edi Rama në një fjalim të turpshëm në pallatin mbretëror shqiptar, sulmoi Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin dhe Fatos Lubonjën, tre figura të majta që kanë punuar për Edi Ramën prej 30 vitesh që ai të drejtojë Shqipërinë, sikur kjo treshe majtiste paskan kërkuar largimin e tij si Kryeministër.

Nuk më bani përshtypje, fare demagogjia e tij e propaganda staliniste e tij që e kanë shoqëruar gjatë këtyre viteve të sundimit të tij, por si një mjeran i trullosur nga uragani i shqiptarëve të rinj të etur për liri kërkojnë largimin pa kusht të Kryeministrit më të korruptuar në Europë, Edi Rama!

Edhe në grahmat e fundit të pushtetit të tij ai donte të injoronte rininë shqiptare që kërkon largimin e tij nga pushteti për të gjitha tragjeditë që u solli shqiptarëve me sundimin e tij stalinist prej 15 vitesh. Por qëllimi i yt, nuk janë stalinistët, Elisa Spiropali, Ditmir Bushati dhe Fatos Lubonja por rinia shqiptare që të ka penalizuar për 20 ditë rresht para botës si një diktator që ke shkatërruar demokracinë shqiptare me ligje komuniste që i ke aprovuar me diktatin tënd dhe jo me votën e popullit.

Treshja Elisa, Ditmiri, Fatosi nuk e kërkojnë largimin tënd, se këto të sollën në vitet e zeza të revolucionit komunist të '97 në pushtet, këto kanë 35 vite që të promovojnë ty, si pinjoll i bllokut që i ka shkaktuar kombit shqiptar tragjedi e humbje të jetëve njerëzore.

Dhe për dijeni të lexuesve këta me mbrojtjen që të bënë ty, të shpallën sundues të pamposhtur dhe mbajtën partinë e krimit në pluralizmin e komunizmit shqiptar. Këta janë bashkëpunëtorët e tu të ngushtë që kanë përgjegjësinë para kombit njëlloj me ju. Janë këto udhëheqësit e “Forumit për demokraci” në '97 sëbashku me Frrok Çupin, Hamdi Jupen e të tjerë gazetarucë të gazetës “Zëri i Popullit“ që e dërguat vendin në luftë civile që partia e diktatorit Enver Hoxhës të vinte në pushtet.

Në fjalimin tënd të turpshëm ti u drejtoheshte shqiptarve në gjithë botën “Më jepni fakte”.

Faktet janë të njohura por fatkeqësisht ti nuk i sheh se nuk të lë pushteti i pakufizuar që ke.

1. Partia jote në vitin 1991 bëri ligjin 7501 për tu grabitur pronat shqiptarëve! Dhe gjatë sundimit tënd 15-vjeçar e shkatërove pronën e shqiptarëve dhe pronën e shtetit shqiptar në favorin tënd për të mbajtur pushtet me tokat e Shqipërisë.

2. Nuk dënove krimet e komunizmit por i përçmove ata gjatë 30 viteve tuaja si politikan drejtues dhe ky Fatosi i juaj që deshe në fjalimin tënd ta bësh faktor politikë nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë 35 viteteve që të dënohen ato krime, por paraqitej si disidenti ma i madh i shqiptarëve se pse e dënoi diktatori. Sot Shqipëria ka 6000 shqiptarë të vrarë nga partia e jote, që ti ke 35 vite që nuk u lejon me pas një varr në tokën e tyre.

Ti përbuze 914.000 vite burg politikë që i ka dënuar partia që trashëgon ti, dhe ti i përçmon me hetuesit dhe xhelatët e komunizmit, në pushtet, dhe i ke lënë këto heronj të fjalës së lirë me një pension qesharak 100 euro dhe xhelatët që i torturuan këta shqiptarë ju jep pension 2000 euro. Kjo është barazia jote si sundues Kryeministër.

3. Me marrjen e pushtetit në vitin 2013 eleminove të gjitha institucionet kushtetuese duke i vënë në hyqmin tënd, sot vendi nuk ka President, por një kryeplak që flet vetëm kur i jep të drejtë ti. Shqipëria s'ka Komitet Helsiniki, s'ka Gjykatë Kushtetuese, s'ka Avokat Populli, s'ka parlament dhe krejt këto institucione i ktheve në partinë shtet siç vepronte diktatori Enver Hoxha.

4. E paraqite revolucionin demokratik që po bën rinia shqiptare, si antiamerikan e anti Trump, e kundërta po ndodh këtë revolucion për 20 ditë rresht e shoqëron flamuri amerikan çdo orë. Rinia e mirëpret investimin amerikan të Ivanka Trump me kënaqësi, por jo ti si pronar, se ti nuk je pronar i pronës shqiptarëve! Ti ke 15 vite që e përdor pronën e shqiptarëve për interesa të mbajtjes së postit të Kryeministrit dhe jo në zhvillim e Shqipërisë.

5. “Shqipëria e re”, që ti e përçmon në fjalimin tënd stalinistë, është Shqipëria e atyre 1 2 3 akademikëve shqiptarë që shkëlqejnë në gjithë rruzullin tokësore dhe nderohen nga dituria botërore, sigurisht ata nuk janë si Mirela Kumbaro, Artan Hoxha ish-hetues i sigurimit të shtetit diktatorial dhe sot ti e ke emëruar Rektor të Universitetit të Tiranës, Arben Rakipi ish-prokuror i diktaturës që ti e ke emëruar drejtor të magjistraturës për të nxjerrë Magjistratë dhe ai ka kthyer në shkollë partie dhe nuk lejon asnjë nga shtresa e antikomunistëve vetëm po qe anëtar i partisë tënde kriminale me vazhdu magjisraturën.

6. Diktatori Enver Hoxha për të mbajtur sundimin krijoj Sigurimin e Shtetit me spiuna në çdo vend të Shqipërisë, të njëtën gjë po bën dhe ti krijove patronazhista për të kontrolluar shqiptarët kudo që të jenë. 

7. I etikove rininë shqiptare si iranianë, grekë, islamikë dhe fute patronazhistët që të nxjerrësh ndonjë parti politike islamike, greke, etj, një gazetarucë Frrok Cupi, mbështetësi i joti si në '97 kur bante thirje “o djem rrëmbeni pushkët ja vdekje ja liri” dhe kaloi vendi në luftë civile, sot ky e ban rininë shqiptare, naziskin që kan mbushur bulevardin, grekë që duan të ndalojnë investimet e huaja, dhe jo më larg se dje i quante gegë, dhe të përkrahur nga priftërinjtë e kishës katolike, Hamdi Jupe i cilësonte llumi ka dalë në bulevard, mjeranë, përgjigja ndaj jush është kjo :

JANË RINIA SHQIPTARE ME ADN SHQIPTARË! Që duan lirinë që duan Shqipërinë e re, që duan kombin më shumë se ju si Kryeministër.

Po ju gazetarucë  të “Zërit Popullit, “çfarë ADN keni, se ju vetëm shqiptarë nuk jeni që derdhni si lumë urrejtjen ndaj kësaj rinie të mrekullueshme.

Këto janë faktet Zoti Kryeministër Edi Rama!

Unë si qytetar i këtij vendi, si një antikomunistë që i kam provuar të gjitha krimet e komunizmit në familje dhe përçmimin e pushtetit tënd dhe tuaj personalisht, për 35 vite por dhe si një aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut të bëj thirrje:

Jep dorëheqje sa më parë! Nuk të kanë asnjë borxh shqiptarët, ti u ke atyre borxh, se pa asnjë kontribut për kombin u bëre Kryeministër falë mosdënimit të krimeve të komunizmit.

Se ndryshe nuk do të ishe pjesë e politikëbërjes. Po kështu u ndërtua “demokracia shqiptare pa vlera” dhe u katapultuat ju në drejtimin e Shqipërisë.

Këmbanat bien dhe për opozitën shqiptare që nuk i dënoi krimet e komunizmit dhe nuk dënoi në '90 partinë e diktatorit Enver Hoxha. Por u bë palë me heshtjen e partisë sunduese. Sot kjo opozitë duhet të turpërohet se nuk i dënoi krimet e komunizmit dhe u bë palë më me rilindjen komuniste. Demokracia pa vlera sjell diktaturë.

Diktaura e instalua në Shqipëri nga ju, po përballet me revolucionin demokratik që po e kryen rinia shqiptare. Diktaturat kan fund të hidhur,  këtë mos e harro zoti Kryeministër! 





15:39 Opinione Agim Xhafka

"MAGJISTARI" I RADIOS

Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...

Lajmet e fundit nga