Rama mbledh në PS drejtuesit politikë të qarqeve
Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, do të...
Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, do të...

Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analizat e gjata të ekspertëve të paguar dhe nga panelistët që flasin për katër orë pa thënë asgjë: protesta nuk shpërtheu për Zvernecin. Zverneci ishte vetëm shkrepësja. Bombola e gazit ishte mbushur prej vitesh nga qeveria, opozita, oligarkët, klientët, ortakët, kushërinjtë politikë dhe gjithë kasta që ka marrë peng vendin. Por si gjithmonë, pushteti po përpiqet ta shesë ngjarjen si një problem lokal. Njësoj sikur Titaniku të ishte duke u fundosur dhe kapiteni të dilte në televizor për të sqaruar se problemi ishte vetëm një gërvishtje në anën e djathtë të anijes. Shqiptarët nuk dolën në protestë për një parcelë tokë. Dolën sepse ndihen si qiraxhinj në vendin e tyre. Dolën sepse prona nuk është e sigurt. Sepse drejtësia është llotari. Sepse shteti është kthyer në sportel ndërmjetësimi. Sepse gjithçka funksionon me mik, me telefon, me parti, me favor dhe me "e njoh unë dikë".
Më komikja ishte kur Taulant Balla, me atë vetëbesimin e një pashai që sapo ka zbritur nga kali, i tha protestuesit se do t'ia zgjidhte ai problemin e hipotekës. Ja ku e keni përmbledhur në një fjali gjithë tragjedinë shqiptare. Qytetari kërkon shtet. Politikani i ofron mik. Qytetari kërkon ligj. Politikani i ofron telefonatë. Qytetari kërkon institucion. Politikani i ofron Taulantin. Sikur të ishte shekulli XVIII dhe fshatari t'i lutej beut për një copë tokë. "Ma sill dosjen mua." Po pse ta sjellim ty? Kush je ti? Drejtoria e Hipotekës Gjykata? Prokuroria? Apo je aplikacioni kombëtar për zgjidhjen e halleve? Në fakt, pikërisht kundër kësaj protestohet. Nuk duam Taulantin që zgjidh problemet. Duam institucione që nuk kanë nevojë për Taulantin. Sepse kur një problem zgjidhet nga i forti dhe jo nga ligji, atëherë nuk kemi shtet. Kemi feudalizëm me internet dhe konferenca shtypi. Pastaj vjen pjesa më qesharake e shfaqjes. Kur nuk mund të shpjegosh pse njerëzit janë të zemëruar, fillon të kërkosh armiq të jashtëm.
Dhe këtu Taulanti dhe Ardit Bido duket sikur po konkurrojnë për çmimin "Komplotisti i Vitit". Njëri sheh serbë. Tjetri sheh grekë. Pak më shumë fantazi dhe do të shohin edhe iranianë. Sipas tyre, shqiptari nuk revoltohet vetë. Jo. Ai është aq i lumtur sa nuk del kurrë në protestë. Duhet medoemos një autobus nga Beogradi që ta bindë të zemërohet. Ose një furgon nga Athina që t'i kujtojë faturat, taksat, pronat, korrupsionin dhe pagat. Imagjinoni dialogun: Pse proteston? Nuk protestoj. Po prisja autobusin serb. Po ti? Mua më ka sjellë një komplot grek. Po hallet? Jo, jo. Hallet nuk kanë lidhje fare.
Në këtë pikë, pushteti nuk po ofendon protestuesit. Po ofendon inteligjencën kombëtare. Po na thotë se nuk jemi të aftë të zemërohemi vetë. Se nuk kemi arsye të mjaftueshme. Se pas tridhjetë e pesë vitesh korrupsion, vjedhjesh, klientelizmi dhe mashtrimesh elektorale, shqiptari ende qenka i lumtur, por po manipulohet nga autobusi i radhës. E vërteta është më e thjeshtë. Nuk ka ardhur asnjë autobus nga Serbia. Nuk ka ardhur asnjë autobus nga Greqia. Ka ardhur vetëm fatura e tranzicionit. Dhe ajo ka mbërritur në derën e pushtetit. Për vite me radhë na thanë se opozita ishte problemi. Pastaj na thanë se qeveria ishte problemi. Sot një pjesë e mirë e qytetarëve po thonë diçka shumë më të rrezikshme: "Të dyja janë problemi." Kjo është arsyeja pse protestuesit nuk duan flamuj partie. Nuk duan liderë partie. Nuk duan deputetë që hipin në podium për të rrëmbyer mikrofonin. Sepse për ta pozita dhe opozita janë si dy ortakë të një restoranti që zihen para klientëve për kamerat, por në fund të natës numërojnë fitimet bashkë. Dhe pikërisht këtu fshihet paniku i vërtetë i klasës politike. Jo te Zverneci. Jo te protestuesit. Jo te serbët imagjinarë. Jo te grekët fantazmë.
Paniku fillon kur qytetarët pushojnë së besuari se shpëtimi do të vijë nga njëra palë kundër tjetrës. Sepse në atë moment fillon të shembet miti më i madh i tranzicionit shqiptar: se ne kemi pasur pluralizëm. Shumë shqiptarë kanë filluar të dyshojnë se për vite me radhë kanë parë të njëjtin monizëm me dy logo të ndryshme. Dhe ky është një mendim që asnjë autobus nuk e sjell. Atë e prodhon vetë realiteti. Dhe nga thellesia e protestës, e zemërimit, poshtërimit del një zë i vetëm:
Rama, largohu! Je bërë gjenerali i ushtrisë së fasadave
Ka ardhur një moment kur edhe propaganda lodhet duke dëgjuar veten. Ka ardhur një moment kur edhe bojës së fasadave i mbaron shkëlqimi dhe nën ngjyrat e ndezura fillojnë të duken plasaritjet e murit. Pikërisht në këtë moment ndodhet sot Edi Rama.
Kryeministri nuk ngjan më me liderin energjik që premtonte Rilindje. Ngjan më shumë me personazhin e një romani absurd që endet mes rrënojave të ushtrisë së vet duke numëruar të rënët politikë.
Është bërë një lloj "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", vetëm se këtë herë nuk kërkon eshtrat e ushtarëve të humbur në luftë. Kërkon ish-ministra, ish-kryetarë bashkish, ish-drejtorë dhe ish-bashkëpunëtorë që dikur i paraqiste si yje të administratës, ndërsa sot i gjen në dosje hetimore, në gjykata apo pas dyerve të burgut. Çdo pak muaj bie një tjetër. Një ministër. Një kryetar bashkie. Një drejtor. Një oligark. Një mik i afërt. Një ushtar besnik. Dhe gjenerali del para kamerave me të njëjtën shprehje habie, sikur sapo ka mësuar se uji është i lagësht. Por ndoshta titulli më i saktë nuk është "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur". Ndoshta është "Gjenerali i Ushtrisë së Korruptuar". Sepse kur pothuajse çdo skandal të çon tek njerëzit e tu, kur çdo aferë mban vulën e qeverisë tënde dhe kur çdo hetim prek oborrin tënd politik, problemi nuk është më tek ushtarët. Problemi është tek gjenerali. Në fund të fundit, ushtria nuk e zgjedh vetë komandantin. Komandanti zgjedh ushtrinë. Por Rama është edhe diçka tjetër. Ai është bërë "Gjenerali i Fasadave". Një njeri që për më shumë se një dekadë ka investuar më shumë energji tek pamja sesa tek përmbajtja. U lyen godinat. U ndriçuan sheshet. U prodhuan slogane. U krijuan animacione. U lëshuan dronë. U ndërtuan spektakle mediatike. Dhe ndërsa fasadat shkëlqenin, spitalet vazhdonin të ankoheshin, shkollat boshatiseshin, fshatrat plakeshin dhe të rinjtë blinin bileta vetëm vajtjeje. Ishte si të lyeje kabinën e Titanikut ndërsa anija vazhdonte të fundosej.
Por mbi të gjitha, Rama është bërë "Gjenerali i Ushtrisë së Servilëve". Pas kaq vitesh në pushtet, rreth tij nuk kanë mbetur njerëz që thonë të vërtetën. Kanë mbetur vetëm njerëz që thonë atë që ai dëshiron të dëgjojë. Në oborrin e pushtetit nuk ekziston fjala "jo". Aty çdo ide është gjeniale. Çdo fjalim është historik. Çdo dështim është sukses. Çdo skandal është komplot. Çdo kritik është armik. Dhe çdo humbje është fitore e keqkuptuar. Është laboratori perfekt i vetëmashtrimit politik. Problemi është se jashtë oborrit jeton një popull. Një popull që dëgjon prej vitesh të njëjtat premtime. Një popull që sheh të njëjtat fytyra. Një popull që sheh të njëjtat justifikime. Një popull që po humbet besimin jo vetëm tek qeveria, por tek e gjithë klasa politike. Sepse e vërteta më e hidhur është kjo: shumë shqiptarë nuk besojnë më as tek Rama dhe as tek opozita. Njëra palë ka konsumuar pushtetin. Tjetra ka konsumuar durimin. Njëra premton mrekulli që nuk vijnë. Tjetra premton shpëtim që nuk bind. Dhe qytetari i zakonshëm rri mes tyre si spektator i një seriali të gjatë që ka humbur kuptimin prej kohësh. Prandaj zemërimi nuk është më vetëm politik. Është moral. Është estetik. Është psikologjik. Njerëzit nuk janë vetëm të pakënaqur. Janë të lodhur. Të lodhur nga propaganda. Të lodhur nga mashtrimet.Të lodhur nga arrogantët që u japin leksione. Të lodhur nga politikanët që pasurohen ndërsa flasin për sakrifica. Të lodhur nga premtimet që riciklohen si shishet plastike.
Dhe ndoshta fjalia që dëgjohet më shpesh nëpër kafene, autobusa dhe tavolina familjare nuk është më: "Me kë do votosh?" Por: "A ka mbetur ndonjë për të votuar?" Kjo është tragjedia e vërtetë e tranzicionit shqiptar. Jo vetëm që politikanët kanë humbur besimin e qytetarëve. Kanë arritur të diskreditojnë vetë idenë e besimit. Prandaj, Rama, largohu. Jo sepse e kërkon opozita. Jo sepse e kërkon ndonjë ambasadë. Jo sepse e kërkon moda politike. Por sepse pas kaq vitesh në pushtet ke arritur në pikën ku edhe ata që dikur të besuan, sot të shohin me indiferencë, lodhje ose neveri. Dhe për një politikan nuk ka fund më të keq sesa ky: jo kur njerëzit të urrejnë, por kur nuk të besojnë më asnjë fjalë. Sepse në atë moment nuk je më lider. Je vetëm gjenerali i një ushtrie që vazhdon të marshojë në vend, ndërsa populli ka kohë që është larguar nga parada.
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë...
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqipta...
Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore kanë konfirmuar se ...
Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga në Shëngjin, pasi kre...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...