web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Dubai, Mir Pepa

23 Qershor 2026, 17:52, Kronika CNA

Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Dubai, Mir Pepa

Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai.

Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, i dyshuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të kokainës. Rrjet i goditur pak kohë më parë nga SPAK.

Pas arrestimit në dubai, pritet ekstradimi i Pepës drejt Shqipërisë.

Në prill të këtij viti, SPAK skeuestroi disa kompani të lidhura me Pepën.

Jetmir Pepa dhe familjarët e tij mundën të investonin dhe të fshihnin në Shqipëri, dhjetra biznese, që sipas një përllogaritje të kapin vlerën e 69 milion eurove.

Nga bisedat e publikuara me SkyEcc, vëllezërit Pepa flasin midis tyre për tendera rindërtimi si edhe për leje ndërtimi në zonën më të lakmuar të Tiranës, atë të ‘21 Dhjetorit’. Shoqëri që selinë e saj qendrore e ka në zonën industriale në autostradën Tiranë-Durrës.





Lajmet e fundit nga