web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitje në Yrshek/ 4 persona marrin pako nga një kompani postare

21 Korrik 2026, 16:41, Kronika CNA

Grabitje në Yrshek/ 4 persona marrin pako nga një kompani postare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Yrshekut, ku katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10. Pas marrjes së pakove, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur.

 Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e katër autorëve.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga