web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Sarandë/ Gjendet një motor, dyshime se u përket autorëve

18 Korrik 2026, 17:18, Kronika CNA

Atentati në Sarandë/ Gjendet një motor, dyshime se u përket

Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për autoritetet policore se mund t’u përkasë autorëve të atentatit të mbrëmjes së të premtes.

Motori u gjet buzë detit, më konkretisht në zonën e quajtur “Kasollja”.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë.

Shtetasi Th. R., 50-vjeç, u qëllua para biznesit të tij nga dy persona me skafandra nga një mjet në lëvizje.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesmeni që dyshohet të ketë pasur precedentë penalë, u trasportua drejt spitalit të Sarandës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra./CNA





Lajmet e fundit nga