web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vidhte marketin me çekiç/ Kapet 14-vjeçari në Krujë

16 Korrik 2026, 15:05, Kronika CNA

Tentoi të vidhte marketin me çekiç/ Kapet 14-vjeçari

Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore, pasi tentoi të vidhte me çekiç në një market në pedonalen e qytetit të Krujës.

Policia njofton se 14-vjeçarit që theu xhamat e subjektit i është sekuestruar sendi i fortë me të cilin ishte pajisur në momentet e krimit.

“Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut”,-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga