web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar

14 Korrik 2026, 21:16, Kronika CNA

Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar

Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Mollas-Gostimë, ku humbën jetën dy persona.

Sipas informacioneve zyrtare, viktimat janë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi Q. Ç., rreth 63 vjeç dhe pasagjeri që ishte me të, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije se ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., 38 vjeç. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Cërrik / Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Mollas–Gostimë", janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga