Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e burrave në Shqipëri në vitin 2024 është 43,1 vjeç, ndërsa për gratë është 45,4 vjeç. Diferenca është 2,3 vjet.
Nëse dikur Shqipëria njihej si një nga vendet më të reja të Europës, sot tabloja po ndryshon me shpejtësi. Popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni vazhdon të zbrazë grupmoshat e reja. Në këtë transformim demografik, gratë po shfaqen si grupi që po plaket më shpejt. Sipas INSTAT, mosha mediane e grave ka arritur në 45,4 vjeç, duke kaluar për herë të parë pragun e 45 viteve.
Sipas raportit “Gratë dhe Burrat 2025” të INSTAT, mosha mediane e grave në vend ka arritur në 45,4 vjeç, ndërsa ajo e burrave është 43,1 vjeç. Kjo do të thotë se gjysma e grave në Shqipëri janë mbi moshën 45 vjeç, ndërsa gjysma nën këtë moshë.
Diferenca nuk lidhet me faktin që gratë po lindin më pak apo po largohen më pak nga vendi, por kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Gratë shqiptare jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat dhe si pasojë përbëjnë pjesën më të madhe të grupmoshave të avancuara.
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm teksa brezat e rinj po tkurren për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm. Të dhënat tregojnë edhe se brenda një viti, mosha mediane e grave u rrit me 0.7 vjet.
Në të njëjtën kohë, popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në fund të vitit 2024, vendi kishte 2,36 milionë banorë, 1,2% më pak se një vit më parë.
Numri i grave ra me 1%, ndërsa ai i burrave me 1,3%. Edhe pse gratë vazhdojnë të përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë, struktura e tyre po zhvendoset gradualisht drejt moshave më të mëdha.
Një faktor tjetër që po përshpejton plakjen është emigracioni.
Gjatë vitit 2024, emigracioni neto rezultoi negativ si për gratë ashtu edhe për burrat, por numri i largimeve mbetet i lartë. Kur largohen kryesisht të rinjtë në moshë pune dhe lindjet bien nga viti në vit, pesha e grupmoshave të vjetra në popullsi rritet automatikisht.
Për ekonominë, kjo përkthehet në sfida konkrete. Një popullsi më e moshuar do të thotë më pak njerëz në tregun e punës, më shumë presion mbi skemën e pensioneve, rritje të kërkesës për shërbime shëndetësore dhe kujdes afatgjatë.
Për gratë, ndikimi është edhe më i madh, pasi ato jetojnë më gjatë dhe për rrjedhojë kalojnë më shumë vite në pension apo në nevojë për shërbime sociale dhe shëndetësore.
Nëse trendi aktual vazhdon, Shqipëria mund të përballet brenda pak dekadash me një strukturë popullsie ku grupmoshat e treta do të kenë peshë gjithnjë e më të madhe, ndërsa brezat e rinj do të jenë gjithnjë e më të paktë. Dhe siç tregojnë shifrat e INSTAT, kjo plakje po ndihet më fort te gratë sesa te burrat./ Monitor
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...