web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Automjeti përplas këmbësoren në Vlorë/ Ndërron jetë e moshuara

14 Korrik 2026, 22:57, Kronika CNA

Automjeti përplas këmbësoren në Vlorë/ Ndërron

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranisht të Vlorës. Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur për vdekje shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjeti është shoqëruar në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga