"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një formë të rrezikshme të “terrorizmit” kibernetik. Nga Policia e Shtetit u identifikua një aktivitet i dyshuar dhe i koordinuar në hapësirën kibernetike ku mbi 10 mijë llogari publikonin masivisht komente dhe vlerësime negative për të dëmtuar reputacionin e bizneseve shqiptare.
Emrat e disa prej personave të këtij grupi u bënë publikë, pjesë e të cilit ishin edhe gazetarë që shpalleshin fitues dhe krenarë që godisnin renditjen e bizneseve shqiptare në arenën botërore.
Ne i quajtëm "terroristë", pasi me atë akt dëmtonin jo thjesht dhe vetëm një biznes të caktuar apo imazhin e Shqipërisë, por shkaktonin kosto dhe pasojat shkonin te qytetarët shqiptarë, pasi bizneset e mëdha që raportuan, kanë me mijëra punonjës, të cilët dëmtohen në qoftë se ai biznes falimenton, në qoftë se ai biznes ka më pak punë nga "review"-të negative.
Për këtë shkak do të ketë më pak klientë, më pak të ardhura dhe më pas pasojat do të jenë katastrofale pasi pronarëve të bizneseve do t'u duhet të shkurtojnë pagat, duhet të pushojnë njerëz nga puna, do t'u duhet të bëjnë ndryshime strukturore.
Në fakt, këta "terroristë" të rrjeteve sociale nuk godasin një apo dy pronarë apo ata që i quajnë oligarkë, por godasin me mijëra e mijëra punonjës, njerëz profesionistë, drejtues, menaxherë, specialistë të thjeshtë.
Dhe më pas dalin, nxjerrin video, ndonjëri që duket si i droguar, ndonjë tjetër që duket si i lajthitur, duke shpallur “fitoren e madhe” se kanë goditur në rrjetet sociale me "review"-të negative biznesin. "Terroristë" të vetëdijshëm.
Siç raportohet, këto akte terroriste që ata kanë bërë kanë sjellë pasoja në shumë biznese, përtej pasojave që ka sjellë protesta, që mund të kenë ndikuar në zhvillimin e turizmit. Bizneseve u kanë rënë xhirot, për shkak të "review"-ve negative. Tashmë është përgjegjësia e këtyre bizneseve që t’i çojnë para drejtësisë "terroristët" e "review"-ve negative.
Nuk mund të ndalen me rikthimin e "review"-ve, por duhet të shkojnë dhe t'i çojnë përpara ligjit dhe t’u kërkojnë dëmin ekonomik të shkaktuar.
Janë të provuar me emër, me zë dhe me figurë, që bëjnë thirrje të tilla që sjellin pasoja kundër biznesit. Duhet që çdo kosto ekonomike që kanë shkaktuar, të paguhet nga dikush. Nuk kanë ndonjë ndryshim "terroristët" e rrjeteve sociale me sulmet me "review"-të negative ndaj bizneseve me gjobaxhinjtë mediatikë apo hajdutët e shtetit. Njësoj janë.
Për më tepër, këta e kanë dhe dëmin më të madh, sesa hajdutët dhe korrupsioni i pushtetit, se "review"-të tejkalojnë kufijtë./ CNA
Bizneset në Shqipëri po përballen me një formë të rreziksh...
Sektori i turizmit në Shqipëri po përballet me një formë t...
Me një kërkesë totalisht joligjore dhe që nuk e njeh Kodi ...
Reforma në drejtësi u ndërtua edhe mbi një ide të thjeshtë...
Ka një pyetje që prej kohësh në sistemin e drejtësisë kërk...
Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, n...
Kur një aferë shpërthen, kur një tender ngre dyshime, kur ...
Një titull që të ndez nervin, një video 30-sekondëshe që t...
Elisa Spiropali javët e fundit është një protagoniste poli...
Kur lexuesi shqiptar hap telefonin në mëngjes, beteja ...
Rroga hyn një herë në muaj, por çmimet lëvizin pothuajse ç...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Carlo Bollino, kur ka dalë sot nga Gjykata e Posaçme, ka d...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Publiku është bërë skeptik, dhe me të drejtë. Ka parë deno...
Një nga plagët më të vjetra të jetës publike shqiptare ësh...
PD është opozita zyrtare dhe shumica më e madhe e oponencë...
CNA.al është një media digjitale lajmesh shqiptare, të raj...
Hetimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme kanë çuar në ak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...