Pastrim parash përmes tre shoqërive fasadë/ SPAK dërgon në gjyq katër persona
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq katër të pandehur ...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq katër të pandehur ...

Reforma në drejtësi u ndërtua edhe mbi një ide të thjeshtë, ku secili institucion të ushtrojë kompetencat që Kushtetuta i ka dhënë dhe askush të mos zëvendësojë tjetrin.
Gjykatat Penale hetojnë dhe gjykojnë faktet, Gjykata e Lartë siguron zbatimin e njëjtë të ligjit, ndërsa Gjykata Kushtetuese kontrollon respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave themelore. Ky është modeli kushtetues. Problemi lind kur ky ekuilibër prishet.
Prej disa kohësh po ndodh që në çështje penale me profil të lartë politik, Gjykata Kushtetuese nuk kufizohet më në kontrollin kushtetues, por hyn në një territor që Kushtetuta nuk ia njeh; atë të rivlerësimit të provave, analizën e dyshimit të arsyeshëm, vlerësimin e akteve hetimore dhe të elementeve të procedimit penal. Kjo e ka transformuar atë nga një gjykatë kushtetuese në një lloj “supergjykate” mbi GJKKO-në, Apelin dhe Gjykatën e Lartë.
Siç e thamë në shkrimin e mëparshëm që mund ta lexoni (KËTU), kjo është veçanërisht shqetësuese në çështje si ajo e Erion Veliajt apo debatet që kanë shoqëruar përdorimin e provave SKY ECC. Në këto raste, kritika nuk lidhet me faktin që Gjykata Kushtetuese ushtron kontroll kushtetues, sepse kjo është detyra e saj, por me mënyrën se si ky kontroll, sipas kritikëve, shtrihet deri në rivlerësimin e elementeve që u përkasin ekskluzivisht gjykatave të zakonshme.
Nëse një Gjykatë Kushtetuese fillon të vendosë se cilat prova mjaftojnë për dyshim të arsyeshëm, cilat akte hetimore janë bindëse ose si duhet vlerësuar materiali probator, atëherë ajo nuk po kontrollon më Kushtetutën, por po zëvendëson Gjykatat Penale.
Paradoksi bëhet edhe më i madh kur mendohet për përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Në teori nuk është e domosdoshme që çdo anëtar i saj të ketë qenë gjyqtar. Kjo është një zgjedhje e njohur edhe në sisteme të tjera kushtetuese. Por kur një gjykatë fillon të sillet si gjykatë fakti, atëherë lind natyrshëm pyetja nëse anëtarët e saj kanë përvojën praktike të nevojshme për të zëvendësuar vlerësimin e gjyqtarëve profesionistë penalë që kanë kaluar dekada duke gjykuar çështje.
Pikërisht këtu janë përqendruar shumë nga kritikat ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë Sandër Becin, Gent Ibrahimin, Sonila Bejtjan dhe Fiona Papajorgjin.
Sipas këtyre kritikave, vendimmarrja e tyre në disa çështje ka çuar në zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese përtej kufijve të parashikuar nga Kushtetuta, duke e afruar atë me funksionin e një Gjykate Penale fakti.
Kjo situatë krijon pasoja të rënda që shkojnë përtej një dosjeje konkrete. Ajo dërgon një sinjal demotivues për gjyqtarët dhe prokurorët që zhvillojnë hetime dhe gjykime komplekse. Kur vendimmarrja e tyre mund të vihet në diskutim jo për shkelje kushtetuese, por për mënyrën se si kanë vlerësuar provat, lind rreziku konkret që kufijtë institucionalë të bëhen të paqartë.
Një shtet i së drejtës nuk funksionon mbi bazën e bindjes se çdo gjykatë mund të bëjë punën e çdo gjykate tjetër. Përkundrazi, ai mbështetet në respektimin rigoroz të kompetencave. Gjykata Kushtetuese nuk është projektuar për të zëvendësuar GJKKO-në, Apelin apo Gjykatën e Lartë. Në momentin që ajo hyn në vlerësimin e provave dhe të fakteve, minon vetë arkitekturën kushtetuese që duhet të mbrojë.
Nëse ky perceptim konsolidohet sidomos në çështjet ku të interesuara janë figura të rëndësishme politike, ndërsa nuk vërehet me të njëjtin intensitet në çështjet e qytetarëve të zakonshëm, atëherë lind një problem serioz besimi publik. Drejtësia duhet jo vetëm të jetë e paanshme, por edhe të duket e tillë.
Reforma në drejtësi e ka të sigurt dështimin nëse institucioni që duhet të garantojë respektimin e Kushtetutës perceptohet si një hallkë që ndërhyn në procesin penal përtej kompetencave të saj.
Dhe ata katër anëtarë që përmendëm më lart janë sigurisht shumë të vegjël për të rrezikuar atë investim kolosal që u bë me reformën në drejtësi, por as nuk mundemi më që veprimet e tyre të kalojnë në heshtje si deri më tani. Ato duhet të mbikëqyren dhe analizohen. Pa asnjë kompleks.
Nuk kemi të bëjmë me individë me reputacion të padiskutueshëm, por me individë që pas titullit aksidental “gjyqtar” kërkojnë të fshihen për të mos u gjykuar nga opinioni publik. Duhet të kujtojmë në çdo moment cilët janë, nga vijnë dhe ku presin të shkojnë. Nuk janë anëtarë të Gjykatës kushtetuese gjermane. Janë veç aksidente që duhen parë me lupë.
Megjithatë zgjidhja nuk është dobësimi i Gjykatës Kushtetuese, por rikthimi i saj te roli që Kushtetuta i ka caktuar si garantuese e Kushtetutës dhe jo rivlerësuese e provave penale dhe as një shkallë e katërt gjykimi. Sigurisht me ata emra kjo është e vështirë, në mos e pamundur, por… duhet. /CNA
Ka një pyetje që prej kohësh në sistemin e drejtësisë kërk...
Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, n...
Kur një aferë shpërthen, kur një tender ngre dyshime, kur ...
Një titull që të ndez nervin, një video 30-sekondëshe që t...
Elisa Spiropali javët e fundit është një protagoniste poli...
Kur lexuesi shqiptar hap telefonin në mëngjes, beteja ...
Rroga hyn një herë në muaj, por çmimet lëvizin pothuajse ç...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Carlo Bollino, kur ka dalë sot nga Gjykata e Posaçme, ka d...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Publiku është bërë skeptik, dhe me të drejtë. Ka parë deno...
Një nga plagët më të vjetra të jetës publike shqiptare ësh...
PD është opozita zyrtare dhe shumica më e madhe e oponencë...
CNA.al është një media digjitale lajmesh shqiptare, të raj...
Hetimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme kanë çuar në ak...
Në protestën dhjetëditore të filluar në Tiranë pas një inc...
Një grup ambientalistësh, disa banorë, por edhe disa n...
Në forma të ndryshme po shihet ajo që ka ndodhur në Zvërne...
Një lajm plasi në rrjetet sociale në lidhje me një investi...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thi...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut,...
Një sistem i ri online për autorizimin paraprak të hyrjes ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...