Propaganda e Veliajt sot po tenton të shpallë humbjen fitore. Mediat pranë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt kanë dalë sot me një lajm që thonë se Erion Veliaj ka shënuar fitoren e dytë në Gjykatën Kushtetuese.
Pas fitores së parë, Veliaj paska korrur fitoren e dytë. Po nuk thonë se si ndodh që si me fitoren e parë, ashtu edhe me të dytën, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në burg prej më shumë se 1 viti. Ndaj tij rëndojnë ende 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Erion Veliaj, ndërkohë nuk shkon në gjykatë të gjykohet, por shpall nga këto “fitoret” 24 orëshe, ndërkohë që vetë vijon të qëndrojë në burg.
Fitore mediatike dhe propagandistike, të cilat tregojnë se nuk ka fituar asgjë. Ajo çka ka zbardhur sot Gjykata Kushtetuese është vendimi i 25 majit të vitit 2026 që lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 8 korrik 2025. (VENDIMI)
Pra për një vendim të Gjykatës së Lartë dhënë më shumë se një vit më parë, të cilin Gjykata Kushtetuese ja kthen gjykatës së Lartë për rishkruajtje të arsyetimit. Nuk ka shfuqizuar dispozitivin e vendimit të Gjykatës së Lartë.
Gjykata Kushtetuese, në rast se e konsideron si antikushtetues mbajtjen në burg të Erion Veliajt, mund të kishte urdhëruar lirimin nga burgu të Veliajt. Por Gjykata Kushtetuese di provat prandaj nuk e marrin përsipër këtë aventurë që do të krijonte një precedent të rëndë dhe do të hidhte në erë sistemin e drejtësisë penale.
Ka shfuqizuar pjesërisht një vendim duke thënë se duhet të arsyetohet në mirë se pse kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet në burg. Janë të qarta arsyet pse kryebashkiaku mbahet ende në burg.
Arsyet lidhen kryesisht me prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve, lobimin, përfshirë dhe këto propagandën mediatike që për SPAK në finale çojnë në një cënim të procesit.
GJKKO i ka zbardhur arsyet në të dyja nivelet e saj dhe Gjykata e Lartë ka konfirmuar në vendimin e 28 majit. Kujtojmë se kjo gjykatë edhe pas vendimit unifikues në lidhje me proporcionalitetin dhe me arrestimin në burg, e la Veliajn në qeli.
Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar e gjitha. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka vendosur shfuqizim të pjesshëm. Ose e thënë më thjeshtë ka urdhëruar Gjykatën e Lartë duke i thënë: Bindeni Erion Veliajn pse duhet të rrijë në burg.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon pjesërisht vendimin, por edhe detyron Erion Veliajn të vazhdojë të rrijë në burg, edhe ja kthen Gjykatës së Lartë dhe i thonë kopsiteni më mirë dhe më fort arsyetimin e vendimit. E ne atë rast mbushini mendjen edhe të tjerëve, edhe vetë kryebashkiakut pse ai duhet të rrijë në burg.
Sa i takon nderit për Veliajn, me shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të Gjykatësit së Lartë, Gjykata Kushtetuese nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa thjesht ka larë gojën.
Duke e përcjellë sërish tek Sadushi. I cili duhet të jetë i fundit që me argumente edhe Kushtetuese duhet t'i mbushi mendjen Veliajt se pse duhet të rrijë në burg. /CNA
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 16 korrik rekursin e is...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ishte i p...
Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Tu...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit l...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë në detyrë kreun e B...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka folur në seancën...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i prani...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në seancën e sotme dëg...
Në kuadër të ndryshimeve që po bëhen kohët e fundit në rad...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Klodjan ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bas...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë dorëzuar ditën e s...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka qenë i pranishëm ditën e...
Anëtari i klanit “Duka”, Ilir Selmani, është shoqëruar dit...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një informacion të përdi...
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri sot një a...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...