web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk riparonte automjetet dhe mashtronte shoferët/ Arrestohet pronari i një servisi

25 Korrik 2026, 10:27, Kronika CNA

Nuk riparonte automjetet dhe mashtronte shoferët/ Arrestohet pronari i

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve se nuk u ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi", M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim.

Po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H./ CNA





Lajmet e fundit nga