“DORËHIQU, ELISË!”
Duhet ta them që në fillim, deputetja Elisa Spiropali në p...

Zoti ministër!
E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qëndrimet që unë kisha mbajtur gjatë ditës së enjte, në lidhje me protestën, dhunën dhe disa incidente të tjera.
Shqetësimit tim, tërësisht qytetar, mbi dhunën, proporcionalitetin e saj, dhe disa veprime të mëpasme të policisë, ju i ishit përgjigjur duke e quajtur këtë “një përpjekje për të relativizuar dhunën, për të fajësuar viktimën (që në këtë rast është policia) dhe për të përhapur një tymnajë “terrori”. Padyshim që nuk munguan edhe komentuesit tuaj që më akuzonin se paguhesha nga Berisha dhe agjentura të huaja për të diskredituar Policinë e Shtetit.
Z.ministër,
Unë e kam nisur këtë profesion që në 1993, kur ju ishit 6 vjeç. Pra, plot 33 vjet. E gjithë kjo karrierë, si gazetar i kronikës së zezë, si redaktor e kryeredaktor mediash, më ka mësuar të njoh shumë mirë vlerën e fjalës së folur e të shkruar, ndaj e mas shumë para se ta them. E peshoj atë në raport me të vërtetën dhe të drejtën, në raport me interesin publik. Dhe, nuk kam asnjë emocion politik.
Në emër të së drejtës dhe së vërtetës, unë kam shkruar për dhunën e policisë në Maj 1996, plot 30 vjet më parë, kur policët e drejtuar nga famëkeqi Agim Shehu, rrihnin politikanët e opozitës dhe njerëz nëpër rugica, sepse mendonin se po shkonin apo kishin qenë në protestat e opozitës(ti ke qenë 9 vjeç dhe në opozitë ishte partia që të ka bërë ty ministër).
Për këtë e pësova edhe vetë. Atëkohë nuk kishte facebook që të akuzonin, por i ranë shkurt. Më rrahën edhe mua.
Edhe më tej, kur partia që të ka bërë ty ministër erdhi në pushtet, unë isha sërish një gazetar kritik, opozitarist, jo politik. Edhe më tej, kur partia që të ka bërë ty ministër doli në opozitë, unë isha sërish një kritik, opozitar, por jo politik. Ish kolegët e tu në PS, shumica prej të cilëve tashmë janë larguar për ti hapur rrugë brezit tënd, pasi lexonin gazetat në mëngjes më telefoninin, duke më thënë: “Bravo për kurajën, e kishe qarë shkrimin, të lumtë pena”.
Partia që të bëri ty ministër tani është në pushtet, ndërsa unë kam të njëjtën kurajë e të njëjtën penë!
Dhe, në emër të së drejtës e të vërtetës, unë dje fola, kur pash se qytetarët që protestonin u lagën jo me ujë, por me një lëng që shkaktoi irritime dhe djegie të lëkurës. Se çfarë lënde ka qenë ajo, unë mendoj se ju detyroheni të jepni shpjegime publike.
Në emër të së drejtës dhe vërtetës, reagova për dhunën, përfshi edhe plagosjen e një polici. Po, thash se ai polic nuk duhej që të ishte në protestë pa asnjë mjet mbrojtës. Ju e quani relativizim këtë dhe fajësim të viktimës. Sepse nuk pranoni të mbani asnjë përgjegjësi.
Jo Z.Ministër!
Në një protestë, për të cilët ishit të përgatitur se do të kishte përplajse, të dërgosh policë me duar në xhepa e me kapele lecke, është përgjegjësi. Eshtë si të dërgosh policë në operacione për arrestime kriminelësh të rrezikshëm, pa armë.
Eshtë e thjeshtë të thuash se fajin e ka ai që hodhi gurin. Por, të ishte kështu, policia në përballje me turmat do të shkonte duke tundur zinxhirin, e jo me pajime mbrojtëse.
Edhe të qëllosh me plumba kundër policisë është e ndaluar, por në operacione policët shkojnë me jelek antiplumb e armë të mbushura.
Z.Ministër!
Unë nuk përhapa "tymnajë dhe klimë terrori" me shpërndarjen e një videojeje që ishte hedhur në rrjet, ku tregohet sesi dy civilë tërhiqnin një të ri me dhunë për ta futur në makinë.
Unë vazhdoj të jem i shqetësuar, se si civilë, pa shenja identifikuese, marrin qytetarë në rrugë me dhunë. Ju thoni se janë agjentë të policisë kriminale. Por nga ta dijë qytetari që ata janë agjentë dhe jo kriminelë?
Po sikur të dalin kriminelë e të marrin dikë peng, në të njëjtën mënyrë, në mes të rrugës dhe dëshmitarët të ecin të qetë, duke menduar se ata janë policë?
Po sikur ai djali që ata po tërqinin me dhunë të kishte patur armë e të qëllonte, dhe pastaj të thoshte se reagova për vetëmbrojtje, çfarë do të bëje ti Z.Ministër? Apo do të bëje homazhe e do të vije komentuesit të të shtonin reagimin në rrjet.
A nuk tha kështu ai që vrau katër agjentët në Durrës: Nuk e dija se ishin policë, mendova se ishin rivalët e mi që donin të më vrisnin.
Si qytetar, unë jam shumë i shqetësuar që ju nuk shqetësoheni, e madje me akuzoni mua se përhap terror, sepse shqetësohem nga të tilla sjellje aspak profesionale të policisë.
Jo zotëri!
Qytetarët nuk mund të “rrëmbehen” kështu në mes të ditës, në mes të rrugës, në mes të qytetarëve të tjerë. Nëse ai do të kishte qenë një kriminel i rrezikshëm, agjentët duhet t’ia kishin vënë prangat menjëherë, siç dinë ata, pa patur mundësi as ti shikojë me sy.
Unë nuk e di se çfarë kishte bërë ai djali. Ju aludoni se mund të ketë hedhur gurë në protestë. Kolegët e tij treguan pamje, që dëshmonin se ai transmetonte Live protestën. Por, mendoj se të transmetosh protestën Live në rrjet është më e rëndë se të gjuash me gurë.
Z.Ministër!
Ka patur të tjerë para teje në atë karrige. Disa kujtohen për mirë, e dikush kujtohet vetëm sepse kishte zell për të hedhur sa më shumë gaz lotsjellës mbi protestuesit e opozitës. Për asgjë tjetër.
Ti ndoshta do të kujtohesh për ujin me solucione që dogje protestuesit.
Ndërsa unë do të vazhdoj të jem këtu, sa të më lërë Zoti.
Një predikues dhe luftëtar për lirinë dhe të drejtat e njeriut, një gazetar i dashuruar me të drejtën dhe të vërtetën, kritik dhe opozitarist, pavarësisht se kush është në qeverisje.
Do vijë dita që kolegët e tu do të shkruajnë sërish: “Bravo, e kishe qarë atë shkrimin, të lumtë pena”…./ CNA
Duhet ta them që në fillim, deputetja Elisa Spiropali në p...
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...
Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...
Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet...
"Një diktaturë e përsosur ka pamjen e një demokracie, por ...
Jam pro eutanazisë dhe miratimit të një ligji për eutanazinë...
Është përmendur aq shumë herë nëpër shhkrime e citime saqë...
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? ...
Deklarata e Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serb...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...