web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ejani se do t’ju vras të gjithëve”/ Familjarët zbardhin konfliktin me 35 vjeçarin

24 Korrik 2026, 08:54, Kronika CNA

“Ejani se do t’ju vras të gjithëve”/ Familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe ka rrëmbyer ish-partneren R.P.

Familjarët kanë zbardhur konfliktet mes tyre duke u shprehur se 35-vjeçari kërcënonte gjithmonë dhe bënte shantazh.

Në momentin e ngjarjes, familjarët deklaruan se nuk mund të ndërhynin pasi 35-vjeçari kishte armë dhe kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar. Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga