web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për ty, Elisa!

23 Korrik 2026, 18:10, Editorial CNA

Për ty, Elisa!

Sot në parlament ke folur sikur nuk ke qenë asnjë ditë në pushtet. Ke folur dhe përpara, kështu pretendon ti.

Nuk po të përgjigjemi ty, por po raportojmë për shqiptarët.

Ti je një hipokrite Elisa! Ti je një mashtruese publike Elisa! Ti je një politikane që kujton se shqiptarët harrojnë, janë budallenj, por ti je shembulli më i keq. Ajo protestë në thelb të ka ty Elisa. Po, Elisa, të ka ty dhe qeverinë tënde. Ti kërkon ta personalizosh, ta diversifikosh, përdor Mero Bazen, përdor Carlon, krushqitë e tua, marrëdhëniet e tua, familjen tënde, se të paskan dëmtuar ty.

Po, ti je e lidhur me inceneratorët Elisa. Dhe, për këtë nuk të shpëton dot as Edi Rama, as Belinda Balluku, as Erion Veliaj “babai yt politik i dikurshëm” që sot bën sikur nuk e do. Dje doje të ishe 99-çe, por shkove u parkove te oborri i PS. Nuk të shpëton dot nga madama e Doganave as Edi Rama, as Belinda Balluku, as Erion Veliaj, Elisa Spiropali. Ti je një prej tyre.

Nuk të shpëton dot as Klevis Balliu, mund të jetë djali i Fariut por është ku e ku me ty o Elisa, në moral, politikë, qytetari, bindje, për gjithçka të duash ti. Nuk e zgjodhi dot ai se djali i kujt do të ishte, por ama diçka e ka, drejtor doganash nuk ka qenë, 99-ç nuk ka qenë, mjaftist s’ka qenë, ministër nuk ka qenë, kryetar kuvendi nuk ka qenë, i qeverive gjemave dhe bëmave të tua nuk ka qenë.

Nuk ta ka fajin Tomor Alizoti, o Elisa. Ka qenë diplomat, s’ka qenë zyrtar në institucione me skandale si te Ministria e Jashtme, si te Kuvendi, si te Marrëdhëniet me Parlamentin, si tek ato firmat e inceneratorëve të familjarëve të tu, Elisa. S'i kemi dëgjuar për Tomor Alizotin.

Nuk po hyjmë te Belind Këlliçi. Belindi t’i ka thënë të gjitha. Ta ka treguar shumë mirë. Madje të ka kursyer edhe bashkëshortin si drejtor ujësjellësi me këshilltar Klodian Zoton në Fier. Këto janë fakte.

Të ardhurat e drejtorive të doganave dhe denoncimet, ti i di mirë Elisa. Ke qenë ministre e Shtetit e Edi Ramës që po na thua sot se qenka problem, na fal të të kujtojmë se ka qenë zëvendëskryeministre dhe Belinda Balluku, kur ti ishe kryetare Kuvendi Elisa.

Çfarë morali bën ti? Ku e gjen ti moj Elisë! Mund ta quash veten shpëtimtare të socialistëve, ke folur? As s'ke folur, as s’ke bërë asgjë. Ti ke filluar të flasësh kur të vunë shkelmin se po llapje ambasadave kundër qeverisë tënde.

Siç të dëboi Erion Veliaj, të dëboi edhe Edi Rama. Të ka lënë atje në rresht dhe duhet të pranosh rreshtin. Mos na bëj moral se këtë nuk ta pranon kush ty, moj Elisa.

Ti duhet të ishe më përpara në SPAK, moj Elisa.

Edhe ata që të shajnë dhe i quan bedela, ata janë të tutë, jo vetëm të Carlos dhe Mero Bazes, jo vetëm të Edi Ramës, janë të PS, janë kamikazët tuaj, janë gjobaxhinjtë tuaj, i quan dhe bedela. Do të të sulmojnë, të jesh faktor, shumë mirë bën. Por ne të po të japim një përgjigje.

Elisa, nuk ke moral politik ti tu kërkosh të rinjve në politikë të ikin. Pse ia kërkon Klevis Balliut dhe jo Zegjinesë. Pse ia kërkon Tomor Alizotit dhe jo 50 deputetëve të PS që ka një vit që janë zgjedhur dhe nuk kanë folur një ditë në parlament. E ky nuk është moral, por imoralitet politik,  Elisa.

Ti kërkon protagonizëm. E di çfarë je ti? Thjesht dhe vetëm shërbëtore e lëvizjeve të Edi Ramës, (nejse këto i bën me vullnet se Rama nuk ka nevojë për këto që bën ti) , ti kërkon të strehohesh në një post, në një karrige por tani dukesh e dalë boje politikisht dhe nuk frymëozn askënd, se për të të ndjekur s’të ka ndjekur kush. Në PS nuk është vendi yt, atë strehë ta dha Erion Veliaj dhe ta hoqi Edi Rama.

Ti je kënga e çjerrë e Taulant Ballës që Edi Rama e do të mërzisë budallenjtë politikë si gazrat dhe Gonet e Lulit./ CNA





Lajmet e fundit nga