Shi, shtrëngata dhe stuhi/ Bashkia e Himarës paralajmëron pushuesit
Sipas parashikimit, moti ditën e premte pritet të jetë i p...
Sipas parashikimit, moti ditën e premte pritet të jetë i p...
Elisa Spiropali i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, për qëndrimin që ky i fundit ndau në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, kur tha se disa individë e kanë shtrydhur Partinë Socialiste, kanë kalëruar mirë e mirë dhe pastaj i dalin kundër, i dalin përballë.
Një mesazh i drejtpërdrejtë jo vetëm për Elisën, por edhe shumë të tjerë.
Por, Spiropali në një qëndrim, thotë sot se Shqipëria do të ketë “marrëveshjen” e saj. Pra, do ta kemi "Shqipërinë e Re" të Elisa Spiropalit.
Ta thonë protestuesit që kërkojnë një Shqipëri të re, ata që vërtet janë në shesh për shumë arsye, pas 35 viteve tranzicioni të lodhshëm, në lidhje me çështjet e pronave, të arsimit, të shëndetësisë, të korrupsionit, rendit, sigurisë dhe gjithçkaje tjetër, kanë të drejtë të kërkojnë një Shqipëri të re.
Por Elisa Spiropali, çfarë Shqipërie të re kërkon? Se Elisa e ka Shqipërinë e saj. Kjo që po protestohet sot është Shqipëria e Elisës. Kur e harroi Elisa ditën kur iku nga detyra si Ministre e Shtetit? Kur e harroi Elisa ditën kur iku nga detyra si Kryetare e Kuvendit? Kur e harroi Elisa kur ishte Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin apo Drejtoreshë e Doganave? Të gjitha këto detyra i mori nga Partia Socialiste.

Spiropali dhe Erion Veliaj janë dy njerëzit kryesorë që kanë luftuar kundër socialistëve në vitin 2005. E luftuan Partinë Socialiste, e më pas i mori Rama në PS, i bëri deputetë, i bëri liderë politikë, u dha ofiqe. Dhe nga njerëz me veshje të arnosura, u kthyen në personalitete të rëndësishme, duke mbajtur postet më të rëndësishme në shtet.
Mos ndoshta marrëveshjet që ka firmosur kur ka qenë te Doganat, që u mbytën nga akuzat për korrupsion, që çmontoi çdo strukturë doganore eficiente që luftonte korrupsionin? Cilën marrëveshje kërkon Elisa? Atë me inceneratorët, ku bashkëshorti i saj u jepte tendera Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit?
Cilën "Marrëveshje të Re" kërkon Elisa, që tani të na 'bëhet' Kryeministre, se Kryetare Kuvendi, ministre, deputete është bërë, s'ka lënë karrige pa kapur.
Një Shqipëri në “Marrëveshjen e Re” me Elisën e vjetër” do të ishte më e rreckosur se kurrë sepse do të ishte me Elisën e MJAFT-it, të doganave, Elisën deputete, Elisën sekretare socialiste, Elisën ministre, Elisën Kryetare e Kuvendit. Shqiptarët e kanë paguar qindra mijëra euro nga taksat e tyre; me rroga, shpenzime, shpërblime, me mandate, makina e truproja për këtë Elisë. Dhe kjo Elisë e kësaj Shqipërisë së sotme na kërkon një marrëveshje për një 'Shqipëri të re'. Ky është përtej kulmit të hipokrizisë!
Kjo është lëvizja më e pështirë që bëhet në politikë, ku disa segmente të rreckosura të saj kërkojnë të “riciklohen”, gjoja në emër të Shqipërisë së re, duke shfrytëzuar një grup të madh shqiptarësh që protestojnë për liritë dhe të drejtat e tyre. Ata janë në shesh, pikërisht për të pasur një “Shqipëri të Re”, por pa riciklimin e reckave politike si Elisa.
Dalja e këtyre figurave që vijnë në tregun politik dhe bëjnë sikur vijnë nga bota e çudirave, nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një veprim i pashpresë, për të qenë pjesë aktive e politikës, për të përfituar nga njerëzit që protestojnë, apo për një marrëveshje me politikanët dhe liderët që i kanë marrë dhe i kanë hedhur tutje.
Një Shqipëri e Re nuk mund të jetë me rrecka të vjetra, përfshi këtu Elisën dhe këdo tjetër si ajo./CNA
Qeveria shqiptare ka qarkulluar në qarqet diplomatike një ...
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të ...
Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me incid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar n...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në episodin e sotëm të podc...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Shënimet e javë...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur ditën e sotme...
Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni di...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhje...
Nesër në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, akuzoi sot kry...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, hodhi sot akuza drejtua...
Kjo është pyetja më e sikletshme. Nëse qytetarët revoltohe...
Këtë fundjavë, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbled...
Seanca plenare e kësaj të enjteje u zhvillua mes tensiones...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...