web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ndotja te aksidentet/ Kur betonieret “bëjnë ligjin” në rrugë

22 Korrik 2026, 18:45, Sociale CNA

Nga ndotja te aksidentet/ Kur betonieret “bëjnë ligjin”

Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien e një betoniereje në zonën e TEG-ut duket se ka rikthyer vëmendjen lidhur me udhëzimet për qarkullimin e këtyre mjeteve.

Bazuar në udhëzimin e publikuar nga Policia e Shtetit, gjatë periudhës së sezonit veror, ndaj mjeteve me tonazh të rëndë ka kufizim të posaçëm në akset kryesore të vendit, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore në periudhën me fluks të lartë lëvizjesh.

Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.
Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.

Megjithëse aksidenti i ndodhur këtë të mërkurë mund të jetë një përjashtim nga kufizimet e mësipërme, sërish ngrihet shqetësimi mbi sigurinë dhe rrezikun që hasin qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve ndërsa qarkullojnë në të njëjtën korsi me mjetet e tonazhit të rëndë, që mund të sjellin pasoja të mëdha duke marrë edhe jetë njerëzish.

Nga ndotja te aksidentet/ Kur betonieret “bëjnë ligjin”

Për më tepër, ngjarje të tilla si aksidenti i sotëm ngrenë edhe një herë alarmin ndaj nevojës për masa të rrepta për qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, veçanërisht në zonat e mbikalimeve./CNA





Lajmet e fundit nga