Nga janari, shumica e biletave të autobusëve në Angli do të kufizohen në 2 paund
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...

Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrënimi i shtëpive buzë Liqenit të Ujmanit, teksa shprehu keqardhje për aksionin e një dite më parë të ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës.
Sipas BE-së, me rrënimin e shtëpive në Ujman nuk u respektuan "procedurat e rregullta ligjore".
Blloku europian tha se aksioni i së martës i autoriteteve të Kosovës u ndërmor në kohën kur banorët kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor, të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”.
“BE-ja është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti”, thuhet në reagim.
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpitë e rrënuara ndodheshin ilegalisht në pronën e saj.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka, tha se pronarëve u ishte kërkuar më 3 korrik që t’i lironin shtëpitë, por pas moszbatimit të kërkesës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nisën zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre më 21 korrik.
Ndërkaq, BE-ja kërkoi që të ndërpriten menjëherë të gjitha rrënimet, largimet e detyruara apo marrjet në posedim të pronave, derisa të adresohen shqetësimet lidhur “me procedurën e rregullt ligjore”, duke kërkuar që autoritetet të bashkëpunojnë me banorët dhe komunat e prekura dhe të gjejnë zgjidhje ligjore.
“Masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit”, tha BE-ja, duke shtuar se pret nga Kosova që në përputhje me rrugën evropiane, të adresojë këto shqetësime me urgjencë dhe “veprime të ngjashme të mos përsëriten”.
Ndërkaq, Ambasada gjermane në Prishtinë tha se ndan shqetësimet e shprehura nga BE-ja.
“Jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me rrëzimin e shtëpive në Ujman”, tha Ambasada gjermane, duke kërkuar që të ketë procese të rregullta ligjore.
“Ne bëjmë thirrje që veprime të tilla të ndalen menjëherë dhe bëjmë thirrje për transparencë dhe zgjidhje të ligjshme”.
Branimir Mihajlloviç, banor i Mitrovicës së Veriut dhe pronar i një shtëpie në Ujman, i tha Radios Evropa e Lirë se vitin e kaluar kishte paraqitur kërkesë për legalizimin e pronës në sistemin e Kosovës dhe ishte i gatshëm të paguante qiranë ndaj institucioneve të Kosovës.
“Unë i kam të gjitha dokumentet. Papritur si pronar u paraqit ‘Ibër-Lepenci’. Ne nuk ndodhemi fare në brezin ujor. Edhe nëse do të ishim, do të paguaja qira dhe tatime. Kam paguar edhe energjinë elektrike. Sipas ligjit, toka mund të jepet me qira dhe pikërisht këtë kemi kërkuar”, tha Mihajlloviç më 21 korrik.
Ai tregoi se, së bashku me pronarët e tjerë të shtëpive, kryesisht serbë nga veriu i Kosovës, kanë paraqitur ankesë tek Avokati i Popullit dhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
“S’është mbajtur asnjë seancë. Kërkuam pezullim të përkohshëm të rrënimit, por ende nuk ka vendim”, deklaroi ai.
Liqeni i Ujmanit ndodhet në komunën e Zubin Potokut, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ai konsiderohet infrastrukturë strategjike për Kosovën, pasi shërben për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë elektrike dhe ujitjen.
Ndryshe, që nga viti 2024, autoritetet në Kosovë kanë nisur mbylljen e institucioneve serbe, duke i cilësuar ato si paralele dhe të paligjshme. Veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri shpesh janë përballur me kritika nga faktori ndërkombëtar. /REL
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...