web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 400 dronë ukrainas sulmojnë rajonin e Moskës/ Disa persona të plagosur

20 Korrik 2026, 09:01, Kosova & Bota CNA

Mbi 400 dronë ukrainas sulmojnë rajonin e Moskës/ Disa persona

Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajonit të Moskës, sipas autoriteteve ruse. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi se shumica e mjeteve ajrore pa pilot u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse përpara se të arrinin në kryeqytet.

Sipas tij, 85 dronë u asgjësuan teksa po i afroheshin Moskës, ndërsa pjesa tjetër u neutralizua në distancë më të madhe. Si pasojë e sulmit, të paktën gjashtë persona u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Domodedovos, në jug të Moskës. Autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plagët e tyre u shkaktuan drejtpërdrejt nga dronët apo nga shpërthimet që pasuan.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, bëri të ditur se sulmet shkaktuan dëme në banesa private dhe infrastrukturë civile në qytetet Domodedovo, Podolsk dhe Odintsovo. Sipas informacioneve paraprake, një person u plagos nga një zjarr që shpërtheu në një banesë private, ndërsa një tjetër u lëndua pasi një dron ra pranë një automjeti në autostradën M-4.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të dendura tymi mbi qytetin Podolsk, pas një sulmi në një depo nafte. Gjithashtu, u raportuan zjarre në një qendër logjistike të kompanisë Wildberries dhe në depot e qendrës logjistike “Yuzhnye Vorota”, të cilat dyshohet se u goditën nga dronët ukrainas.

Ky sulm vjen një ditë pas një sulmi rus me raketa balistike ndaj Kievit, të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës. Sipas autoriteteve ukrainase, nga ai sulm humbi jetën një person dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Gjatë muajve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj territorit rus, duke synuar kryesisht objektet energjetike dhe infrastrukturën e naftës, me synimin për të dobësuar aftësinë e Rusisë për të financuar luftën. /CNA

 





Lajmet e fundit nga