web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA dhe Irani shqyrtojnë propozimin për një armëpushim 10-ditor

20 Korrik 2026, 16:45, Kosova & Bota CNA

SHBA dhe Irani shqyrtojnë propozimin për një armëpushim

Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit duket se po provojnë një iniciativë të re armëpushimi.

Pas nëntë netësh radhazi shkëmbimesh zjarri dhe shtimit të përshkallëzimit, ndërmjetësit po shqyrtojnë mundësinë e një armëpushimi 10-ditor.

Një zyrtar i lartë iranian i tha mediave amerikane se bëhet fjalë për një përpjekje për të gjetur mënyra për të ringjallur memorandumin e mirëkuptimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha gjatë fundjvës se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për një zgjidhje diplomatik" dhe Irani gjithashtu nuk përjashtoi negociatat.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, u pyet më parë nëse dera e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara ishte mbyllur dhe u përgjigj se  Teherani përparon si luftën ashtu edhe diplomacinë, në përputhje me interesat e vet kombëtare./CNA





Lajmet e fundit nga