Sulme me raketa balistike dhe dronë iranianë/ Vriten 2 ushtarë amerikanë në Jordani
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...

Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa balistike ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë, gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke e vrarë një person dhe plagosur 16 të tjerë. Ndërkohë, Ukraina njoftoi se kishte goditur dy cisterna ruse të naftës në Detin e Zi.
"Gjatë natës, Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Kievit", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në platformën X.
Zelensky tha të dielën se Rusia i lëshoi më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme, shumica e të cilave kishin në shënjestër kryeqytetin, së bashku me 120 dronë sulmues.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 41 raketa dhe 125 dronë gjatë natës, në një sulm të kombinuar që kishte si shënjestër kryesore Kievin.
Sipas ushtrisë, mbrojtja ajrore rrëzoi 18 raketa dhe 108 dronë, ndërsa 23 raketa dhe 10 dronë goditën 20 lokacione. Mbetjet e raketave dhe dronëve të rrëzuar ranë në 18 zona të tjera.
Sulmi përfshinte 25 raketa balistike Iskander-M dhe S-400, 10 raketa hipersonike Zircon, tri raketa kundër anijeve Onyx, tre raketa të telekomanduara Kh-59/69, si dhe 125 dronë sulmues të tipit Shahed dhe modele të tjera, thanë autoritetet.
Shpërthime u dëgjuan në gjithë Kievin gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore u angazhua për t’i rrëzuar raketat që po afroheshin.
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet goditën gjashtë qarqe të kryeqytetit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, një qendër tregtare dhe argëtimi, një supermarket dhe infrastrukturë civile.
Zelensky tha se ekipet e emergjencës vazhdonin punën në tri lokacione, me afro 600 punonjës të shërbimeve të shpëtimit të angazhuar.
Autoritetet raportuan gjithashtu dëme në rajonin e Odesës, ndërsa sulmet ruse gjatë kësaj jave goditën edhe disa rajone të tjera të Ukrainës.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Ukrainës, Andriy Sybiha, e përshkroi këtë valë sulmesh si përdorimin më të madh të raketave balistike kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe bëri thirrje për atë që e quajti "presion shkatërrues" ndaj Moskës për t'u dhënë fund sulmeve.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte goditur atë që e përshkroi si infrastrukturë ushtarake, përfshirë një qendër logjistike që pretendohet se përdorej për ruajtjen e komponentëve të armëve, objekte ku prodhoheshin pjesë për raketa, një depo për komponentë dronësh në rajonin e Kievit, si dhe depo karburanti dhe infrastrukturë portuale pranë Odesës.
Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e saj goditën gjatë natës dy cisterna ruse të naftës në Detin e Zi dhe një vinç lundrues në Detin Azov, duke thënë se të tri mjetet po përdoreshin për të mbështetur operacionet ushtarake të Rusisë.
Sulmet pasuan një sulm të gjerë ukrainas me dronë ndaj Rusisë një ditë më parë, që kishte në shënjestër qendra logjistike në rajonet e Moskës dhe Tambovit.
Zelensky tha se këto objekte përdoreshin për furnizimin me komponentë të sanksionuar për prodhimin e dronëve rusë dhe pajisje navigimi.
Zyrtarët rusë thanë se një person u vra në rajonin e Kurskut gjatë sulmit ukrainas, ndërsa Ministria ruse e Shëndetësisë tha se 10 persona të plagosur nga një sulm ndaj një qendre logjistike në rajonin e Tambovit do të transferoheshin në qendra të specializuara mjekësore në Moskë për trajtim./ Rel
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...