Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...

Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diplomacisë.
Njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera” pa kaluar në procesin filtrues, njeriu që gëzon një sërë pronash nga Tirana në Jug të Shqipërisë, njeriu që është paguar nga George Soros, ka depërtuar në sistemin e diplomacisë.
CNA ka zbuluar se vajza e tij, Evi Sadushi, prej vitesh mban pozicionin e Sekretares së Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, Spanjë.
Për të vërtetuar faktin se Sokol Sadushi i ka shtrirë tentakulat deri në sistemin e diplomacisë, CNA iu drejtua me një shkresë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Përmes shkresës, kërkuam informacion në lidhje me procedurën e emërimit të vajzës së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Evi Sadushit, në detyrën e Sekretares pranë Ambasadës së Shqipërisë në Spanjë.
CNA kërkoi:
-Kur ka filluar ushtrimin e funksionit në sistemin e diplomacisë Evi Sadushi, cila është detyra që ka marrë?
-Çfarë detyre funksionale mban aktualisht?
-A është emërimi i Evi Sadushit në kundërshtim me ligjin e Shërbimit të Jashtëm?
-Mbi çfarë kriteresh ligjore profesionale është bërë emërimi dhe ngjitja e shpejtë në karrierën diplomatike e Evi Sadushit?
-Sa është kostoja mujore që paguan Ministria e Jashtme për Evi Sadushin (paga, qiraja e banesës, shpenzimet etj.)
Nga përgjigjja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme rezultoi se Evi Sadushi, me marrëveshje të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, ka ushtruar funksionin e juristes pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2016-2019.
Po ashtu, Evi Sadushi në vitin 2019 është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Shqipërisë në Madrid, ndërsa që prej vitit 2021 mban detyrën e Sekretares së Parë në Ambasadën e Shqipërisë po në Madrid.
Kjo përgjigje tregon qartë deri ku kanë shkuar tentakulat e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me vajzën e tij që prej rreth 7 vitesh është pjesë e sistemit të diplomacisë.
Sokol Sadushi, njeriu që kapi majat e sistemit të drejtësisë pa kaluar vetingun, një nga arkitektët e Reformës në Drejtësi që së bashku me të tjerë shkroi ligje për të shpëtuar veten, që regjistron prona dhe pasuri marramendëse, përveçse institucioneve të drejtësisë, ka duart e tij edhe në sistemin e diplomacisë./ CNA
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...