web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dialogu strategjike SHBA-Serbi/ Nënshkruhen dy memorandume

17 Korrik 2026, 20:46, Kosova & Bota CNA

Dialogu strategjike SHBA-Serbi/ Nënshkruhen dy memorandume

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë ka filluar zyrtarisht në Uashington këtë të premte, me hapjen e takimit nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Ky dialog, i përshkruar si një epokë e re në marrëdhëniet dypalëshe, synon forcimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe politikës së jashtme.

Në kuadër të këtij procesi, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, njoftoi nënshkrimin e dy memorandumeve të rëndësishme.

I pari përqendrohet në bashkëpunimin energjetik, me qëllim ndërtimin e ndërlidhësve të rinj të gazit dhe rritjen e sigurisë energjetike, ndërsa i dyti lidhet me zgjerimin e programit Fulbright për të avancuar mundësitë në arsim dhe shkencë.

Për Uashingtonin, ky dialog shërben si një mekanizëm për të realizuar disa prej objektivave të tij kryesore në Ballkanin Perëndimor.

Këtu përfshihen frenimi i ndikimit të Kinës dhe Rusisë, zvogëlimi i varësisë energjetike rajonale nga Rusia, si dhe nxitja e progresit në dialogun Kosovë-Serbi, me fokus të veçantë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare bazuar në njohjen reciproke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të ndikuara edhe nga sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë , të cilat kanë vazhduar të zgjaten periodikisht për shkak të pronësisë ruse në këtë kompani./ CNA





Lajmet e fundit nga