web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian

18 Korrik 2026, 11:19, Kronika CNA

Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin policor të koduar "Organizatori", duke vënë në pranga 34-vjeçarin me iniciale A.H., shtetas egjiptian me banim në Krujë.

Ai akuzohet se organizonte transportimin e paligjshëm të emigrantëve, kryesisht nga Egjipti, të cilët synonin të kalonin kufijtë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

I dyshuari u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë në autostradë, në afërsi të Rinasit, ndërsa po transportonte një shtetas egjiptian në drejtim të Shkodrës. Për t'iu shmangur kontrolleve policore, ai përdorte metodën e transportit të emigrantëve një e nga një.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi celularin e të arrestuarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme mbi veprimtarinë e tij kriminale.

“Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Fast”.

I kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari.

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:

G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë”, thekson policia./ CNA





Lajmet e fundit nga