web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përshtati një ambient si thertore dhe mbetjet i hidhte në lumë/ Arrestohet 62-vjeçari në Përmet

17 Korrik 2026, 11:00, Kronika CNA

Përshtati një ambient si thertore dhe mbetjet i hidhte në

Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtatur një ambient të banesës si thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë.

Në pranga është vënë shtetasi A.L., i cili u gjobit dhe me 200 000 mijë lekë të rinj. Lidhur me rastin ndërhyri dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke bllokuar ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Bëhet po ashtu me dije se lidhur me rastin janë proceduar penalisht dhe shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Përmet

Kishte përshtatur një ambient të banesës së tij, në fshatin Qilarisht, si thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, vihet në pranga 62-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 veterinerë, për shpërdorim detyre.

AKU bllokon ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara se një shtetas kishte përshtatur një ambient si thertore jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare dhe mbetjet e krijuara nga kjo veprimtari i hidhte në lumin Vjosë, ushtruan kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., u konstatua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe një pjesë e tyre të therura. Gjithashtu, u gjetën dhjetëra matrikuj për bagëti, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë dhe të AKU-së konstatuan një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin dhe hidheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe të ujërave.

AKU ndërhyri menjëherë duke bllokuar ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme, nisi procedurat administrative përkatëse dhe ndëshkoi pronarin e ambientit me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 62 vjeç, banues në fshatin Qilarisht, Përmet, pronar i ambientit, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Ndotja e ujërave".

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj për evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton mjedisin, cenon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga