Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...

Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane kundër Iranit, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se vendet fqinje të Gjirit duhet të jenë të përgatitura për t’u përballur me një përgjigje ushtarake "përkatëse dhe proporcionale".
Në deklaratë, IRGC u bëri thirrje "vendeve pritëse" që i strehojnë bazat ushtarake amerikane t’i aktivizojnë njësitë e mbrojtjes civile dhe t’i zhvendosin civilët larg shënjestrave të mundshme ushtarake, raportoi të shtunën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, "Tasnim".
Paralajmërimi i IRGC-së erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara e ndryshuan strategjinë ushtarake, duke i zgjeruar sulmet nga objektivat pranë Ngushticës së Hormuzit drejt disa lokacioneve në Iranin qendror dhe jugor të shtunën.
Duke cituar IRGC-në, agjencia iraniane "ISNA" raportoi se ky paralajmërim i ri është përgjigjja e drejtpërdrejtë e Iranit "ndaj ndryshimit të strategjisë ushtarake amerikane" gjatë 24 orëve të fundit.
Duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme amerikane, IRGC-ja e justifikoi paralajmërimin duke deklaruar se Irani po zbaton "mbrojtje të ndërsjellë", pas "dështimit të organizmave ndërkombëtarë për t'i ndalur këto veprime".
Të premten vonë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet e reja synojnë vazhdimin e dobësimit të kapaciteteve ushtarake të Iranit, me urdhër të komandantit të përgjithshëm, presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas CENTCOM-it, u goditën "qendra të mbikëqyrjes, infrastruktura e logjistikës ushtarake, depo nëntokësore armësh dhe kapacitete detare", duke përdorur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe mjete të tjera ushtarake.
Më herët, zyrtarët më të lartë ushtarakë iranianë kërcënuan me "operacione sulmuese në shkallë të plotë" nëse SHBA-ja do të vazhdonte sulmet edhe për dy ose tre ditë të tjera.
Duke cituar gjeneralmajorin Mohsen Rezaei, këshilltar i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, agjencia iraniane IRIB raportoi se "Irani nuk do të kufizohet më në përgjigje hakmarrëse të barasvlershme... dhe asnjë kufi politik nuk do të jetë i sigurt".
Ndërkohë, Teherani vazhdoi të lëshojë dronë dhe raketa drejt Bahrejnit, Irakut, Kuvajtit, Omanit dhe Katarit të shtunën, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë.
Sipas Al Jazeera, niveli i kërcënimit të sigurisë u rrit në Katar pas shpërthimeve të forta që u dëgjuan në kryeqytetin Doha në orët e para të mëngjesit të shtunën. Duke cituar Ministrinë e Brendshme të Katarit, televizioni raportoi se një fëmijë u plagos nga copëza predhash që ranë gjatë sulmeve.
Katari strehon një bazë të madhe ushtarake amerikane dhe ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta iraniane me dronë dhe raketa që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit.
Në Kuvajt, Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme njoftoi të shtunën se një central për prodhimin e energjisë elektrike dhe desalinizimin e ujit u godit nga sulmet iraniane, duke shkaktuar një zjarr dhe dëmtuar një numër të madh njësish të prodhimit të energjisë.
Ndërsa armiqësitë vazhdojnë dhe ekziston rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të luftës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe rikthimin e dialogut.
Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Pakistanit, në një apel të përbashkët, bënë thirrje për rikthimin e armëpushimit të rënë dakord mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar./ Rel
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...