web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e postës/ Lihet në burg drejtoresha, masat për shefen e financës dhe arkëtaren

18 Korrik 2026, 14:30, Kronika CNA

Vjedhja e postës/ Lihet në burg drejtoresha, masat për shefen e

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, E.M., e cila së bashku me shefen e financës V. D., 59 vjeçe, dhe arkëtaren P. D., 39 vjeçe, vodhën rreth 700 milionë lekë.

Për shefen e financës dhe arkëtaren është vendosur masa arrest shtëpie.

Sipas raportimeve, shefja e financës dhe arkëtarja kanë deklaruar se janë detyruar nga drejtoresha për të kryer aktet.

Policia bëri me dije se gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë vjedhur rreth 700 milionë lekë të cilat ishin planifikuar të arkëtoheshin nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave./ CNA





Lajmet e fundit nga