web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

19 Korrik 2026, 14:19, Kronika CNA

Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy të plagosur në gjendje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë të nevojshëm ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës dhe efektivëve të Policisë.

Të lënduarit janë nxjerrë nga automjetet dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin e tyre në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Dyshimet e para flasin për një manovër të gabuar gjatë parakalimit, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy të plagosur në gjendje





Lajmet e fundit nga