web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën

20 Korrik 2026, 22:00, Ekonomi CNA

Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, u ndal sot gjerësisht të situata me monedhën vendase.

I ftuar në A2 CNN, Musabelliu u shpreh se në fushën e politikës monetare, llogaritë nuk bëhen me laps e letër, por bazohen në kryqëzimin e një sërë faktorëve makroekonomikë.

Sipas Musabelliut, mbiçmimi më i madh i lekut ka qenë në periudhën 2023-2024, që përkon edhe me zhvillimin më të madh të turizmit. Ndërkohë që në vitin 2024 dhe në vazhdim, ka një forcim të lekut me vetëm 2,8%, shkaktuar nga të ardhurat nga tregtia e mallrave që dalin dhe që hyjnë në ekonominë shqiptare. 

“Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër. Tani, për të shpjeguar pse është mbiçmuar leku. Mbiçmimi më i madh i lekut ka qenë në periudhën 2023-2024, që përkon edhe me zhvillimin më të madh të turizmit. Ndërkohë që në 2024 dhe në vazhdim ne kemi një rënie ose një forcim të lekut me vetëm 2,8%. Çfarë ka shkaktuar kjo? Ka shkaktuar që nga njëra anë defiçiti tregtar, të ardhurat nga tregtia e mallrave që dalin dhe që hyjnë në ekonominë tonë të reduktohet nga 2021 në 2025 nga 7,7% e produktit të brendshëm bruto, në 0.7% të produktit të brendshëm bruto. Ndërkohë që defiçiti i llogarive korrente, pra të paratë që hyjnë dhe paratë që dalin, është reduktuar nga 13.4% në 5.5%. Kjo është kombinuar edhe me një rënie të rriskut sa i përket investimeve financiare në Shqipëri. Besueshmëria e ekonomisë shqiptare është rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rejtuar le të themi borxhin e Shqipërisë më lart krahasimisht me pesë apo 10 milionë dhe kjo ka bërë që të shtohen edhe depozitat në lekë, edhe kursimet në lekë, edhe investimet në lekë, duke rritur kërkesën për lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”,-tha Musabelliu./CNA





Lajmet e fundit nga