web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në afërsi të Gramshit/ Rrokulliset automjeti, 2 të lënduar

20 Korrik 2026, 16:09, Kronika CNA

Aksident në afërsi të Gramshit/ Rrokulliset automjeti, 2 të

Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi të Gramshit.

Siç raportohet, një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, si edhe një pasagjer që udhëtonte me të. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA

 





Lajmet e fundit nga