"Ujë vetëm pak orë në ditë"/ Banorët e Memëlishtit ngrenë alarmin
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka mbërritur në Pogradec, duke sjellë pajisje të shumta për shkolla, kopshte, institucione publike dhe familje në nevojë. Tre kamionë me banka, karrige, mjete didaktike, pajisje sportive, krevate për paraplegjikë, karroca invalidësh dhe materiale të tjera u shkarkuan në qytet, në kuadër të bashkëpunimit mes shoqatës gjermane të motoristëve dhe kamionistëve dhe përfaqësuesve të saj në Shqipëri.

Historia e kësaj nisme humanitare ka nisur rreth 25 vite më parë. Ish-presidenti i shoqatës gjermane, Hermann Munzel, tregon se fillimisht qëllimi ishte bashkimi i grupeve të motoristëve nga vende të ndryshme të Europës, por shumë shpejt aktiviteti i tyre mori edhe një dimension humanitar.

“Unë vij nga Shoqata e Motoristëve dhe Kamionistëve nga Gjermania dhe jam ish-presidenti i kësaj shoqate, e cila ka filluar para 25 vitesh nga grupe të ndryshme në Europë, t’i bashkojë ata dhe të bisedojmë si mund të bëjmë ndihmesa, transporte në Ballkan. Transporti i parë ka filluar thjesht me një kuti, me një arkë të vogël me gjëra medicinale. Dhe këto i kemi çuar me motorë. Transporti i dytë ka qenë tre kamiona që kanë shkuar në vitin 2004 në Bosnje. Me kalimin e viteve u zmadhua, u zgjerua ky transport. Në fillim kjo shoqatë quhej Eurobiker, pastaj më vonë u quajt Grupi i Motoristëve dhe Kamionistëve. Ne suportohemi dhe kemi ndihmë nga shumë firma private dhe nga kontaktet që kanë ata, domethënë ne arrijmë që të shkojmë në vende të ndryshme. Para gjashtë vitesh kanë qenë mysafirë në restorantin tim. Aty kemi filluar bisedën dhe lindi ideja për të ndihmuar qytetin e Pogradecit. Në fillim jemi marrë me transportin e materialeve mjekësore për spitalet dhe më vonë, sipas kërkesave të qytetit, kemi sjellë mobilje për shkolla dhe kopshte. Ky është transporti i 29-të që realizojmë dhe ne jemi nën çadrën e Komunitetit Europian”,-u shpreh Hermann Munzel, ish-president i Shoqatës së Motoristëve dhe Kamionistëve.
Bashkëpunimi me Pogradecin u bë i mundur falë Juliana Ditës, e cila është pjesë e kësaj shoqate dhe prej vitesh ka ndërmjetësuar ardhjen e ndihmave humanitare në qytetin e saj të lindjes. Ajo shprehet se kjo është hera e tretë që organizohet një transport i tillë për Pogradecin.

“Përveçse jam banore e këtij qyteti që e dua shumë, jam edhe anëtare e kësaj shoqate. Është hera e tretë që sjellim ndihma humanitare në Pogradec. Hera e parë ka qenë në vitin 2022, e dyta në vitin 2024 dhe kjo është hera e tretë. Këtë herë transporti ka pasur edhe si qëllim mbështetjen e festës së motoristëve dhe kamionistëve, të organizuar nga Dritan Hoxha në bashkëpunim me grupin e motoristëve dhe me ndihmën e shoqatës sonë. Kamionët kanë sjellë banka, karrige, dërrasa të zeza, mjete sportive, pajisje për kabinete, si edhe krevate për paraplegjikë, karroca invalidësh dhe ndihma për familjet në nevojë”, -tha ajo.
Ndërkohë, organizatori Dritan Hoxha thekson se premtimi i bërë gjatë organizimit të aktivitetit të motoristëve është mbajtur dhe se të gjitha materialet do të shërbejnë për komunitetin, pa asnjë përfitim individual.

“Ajo që ne premtuam po e mbajmë. Bashkë me miqtë tanë gjermanë po shkarkojmë ndihmat që kemi sjellë nga Gjermania. Falënderoj edhe mikeshën tonë Juliana, e cila bëri të mundur lidhjen mes nesh dhe Biker Brumme Hilfe. Aktualisht jemi duke shkarkuar kamionin e dytë. Siç mund ta shikoni, ka stola, banka, mjete shkollore dhe në fund edhe krevate për paraplegjikë. Komuniteti i Pogradecit do të ketë një përfitim të madh, sepse të gjitha këto materiale janë për shkollat, palestrat, ambulancat e qytetit dhe një pjesë edhe për Komisariatin e Policisë Pogradec. Asgjë nuk do të përdoret për qëllime private”,-tha Hoxha.
Ky është transporti i 29-të humanitar i realizuar nga Shoqata Gjermane e Motoristëve dhe Kamionistëve, ndërsa për Pogradecin shënon herën e tretë që përfiton nga kjo nismë. Pajisjet pritet të shpërndahen në institucionet arsimore, shëndetësore dhe sociale, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetin në përgjithësi./CNA
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...