web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës

20 Korrik 2026, 13:48, Denoncim CNA

Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investigim që në qendër ka Bashkinë e Tiranës, në lidhje me sipërfaqet publike të dhëna me qira kompanive për evente të ndryshme në sheshet kryesore të kryeqytetit, sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit si dhe të ardhurat që ka fituar Bashkia e Tiranës nga këto aktivitete.

CNA fillimisht iu drejtua Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion, të përcaktuar qartë, ku kërkoheshin të dhëna për sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025 dhe sa janë sipërfaqet e reklamave dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, sipërfaqet e reklamave të vendosura (ledwall-e)  si dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Shkresa dërguar Bashkisë së Tiranës

Nuk morëm asnjë përgjigje për ditë më rradhë. Më pas, me një sërë kërkesash ju drejtuam sërish Bashkisë së Tiranës, duke vënë në dijeni dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale, por Bashkia e Tiranës vijon të fshehë të dhënat duke mos i vënë në dispozicion CNA asnjë informacion as mbi sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe as sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë dhe as të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës. CNA ka mbledhur, investiguar dhe dyshohet se është bërë një abuzim i madh nga kompanitë dhe Bashkia e Tiranës.

CNA i ka shkuar më tej investigimit, për të hedhur dritë mbi abuzimet dhe fshehjen e të ardhurave nga reklamat në eventet publike që zhvillohen në Tiranë, disa prej të cilave kalojnë nëpërmjet kompanive të Arbër Veliajt.

Zbulohet kompania "Kuadr.com"

CNA ka zbuluar kompaninë që ka marrë sipërfaqe publike me qira nga Bashkia e Tiranës për të zhvilluar evente, në të cilat janë vendosur dhe reklama. Bëhet fjalë për kompaninë "Kuadr.com", kompani që merret me evente të mëdha në Shqipëri.

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Faqja e "Kuadr.com" në "Facebook"

Sipas të dhënave në QKB, CNA ka zbuluar se kjo kompani ka administrator dhe aksioner Aleksandër Çifligun.

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Të dhënat në QKB për kompaninë "Kuadr.com"
Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Të dhënat në QKB për kompaninë "Kuadr.com"

Kjo kompani është krijuar në 2017 dhe në 6 vite ka realizuar 300 projekte, periudhë gjatë së cilës kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Erion Veliaj.

Ku ndodh abuzimi?

Po sjellim një shembull të thjeshtë. Të themi se në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë "Kuadr.com" një sipërfaqe prej 5 metrash katrorë reklamë, kjo kompani ka një kontratë me Bashkinë e Tiranës për një sipërfaqe të tillë, por në fakt në realitet ndodh e kundërta.

Sipas investigimeve që ka bërë CNA, sipërfaqet e dhëna me qira nga Bashkia e Tiranës janë më të vogla në kontrata, se sipërfaqet e tyre në realitet. Me fshehjen e të dhënave dhe informacioneve nga Bashkia e Tiranës pas kërkesave të CNA, dyshohet se kemi të bëjmë me abuzime të mëdha, pasi cila do të ishte arsyeja që Bashkia e Tiranës të mbante të fshehtë disa të dhëna të thjeshta të kërkuara nga CNA?

Për më tepër ka dhe detaje të tjera që tregojnë se ka një lidhje midis një trekëndëshi që lidh Bashkinë e Tiranës me kompaninë që shfrytëzon sipërfaqet dhe kompaninë reklamuese.  

Lidhja me Arbër Veliajn

Tentakulat shkojnë përtej "Kuadr.com" dhe mbërrijnë deri te vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, me kompaninë e tij "Gogel" që operon në fushën e reklamave, e cila është në hetim nga SPAK.

Brenda këtyre sipërfaqeve që merren për zhvillimin e eventeve shfaqen dhe reklamat e kompanisë së Arbër Veliajt. Pra Kuadër.com I merr nga BasHkia Tiranë dhe në sipërfaqet e reklamave shfaqen klientët e Arbër Veliajt. Vetëm se bashkia mbledh të ardhura shumë herë më të ulëta sesa sipërfaqet ku vendosen këto reklama.

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Reklamimet e ONE në një event në sheshin "Skënderbej"

CNA ka siguruar të dhëna se Shoqëria Kuadr.com ka qenë vetë kontraktuese direkt me kompanitë reklamuese si ONE, Vodafone apo kompani të tjera.

Më pas këto reklama kalojnë nga Arbër Veliaj dhe jo direKt nga kompania Kuadër.com, pra midis bashkisë dhe kompanisë që merr sipërfaqer me qira hyn vëllai i kryebashkiakut të Tiranës. Siç e theksuam dhe më lart kemi një trekëndësh të cilin CNA do ta sjellë në një tjetër shkrim. 

Investigimi

Kjo skemë nxjerr një sërë zyrtarësh të përfshirë, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake, të cilët duhet të bëjnë verifikime në terren, të verifikojnë se sa po zbatohet kontrata e bërë nga Bashkia e Tiranës me kompaninë që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat dyshohen se në realitet janë shumë më të mëdha se në kontrata.

Nga kjo rrjedh se Bashkia e Tiranës ka marrë më pak të ardhura nga këto kompani, pasi në realitet është shfrytëzuar një hapësirë më e madhe për evente dhe reklama sesa është përcaktuar në kontratë.

Si rrjedhojë, kompania që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat janë shumë herë më të mëdha sesa është përcaktuar në kontratë, ka paguar më pak taksa dhe ka përfituar më shumë për xhepat e saj. Këtë duhet ta verifikonte Policia Bashkiake.

Kompania fituese për eventet që zhvillohen në sheshet kryesore të kryeqytetit është kompania "Kuadr.com", që ka marrë kontrata nga Bashkia e Tiranës dhe shpesh financohet nga Bashkia e Tiranës.

Sipas të dhënave në Open Spending Data, CNA ka zbuluar edhe pagesa të ndryshme që "Kuadr.com" ka marrë nga Bashkia e Tiranës prej vitesh për evente të ndryshme.

Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga
Të dhënat në Open Spending Data për pagesat që "Kuadr.com" ka marrë nga Bashkia e Tiranës për evente të ndryshme

Janë disa evente të organizuara nga "Kuadr.com" që Bashkia e Tiranës është sponsor. Kjo kompani fiton të ardhura duke marrë sipërfaqet më të mëdha se në kontratë edhe ato pak taksa që paguan ia kthen nëpërmjet formës së sponsorizimeve.

CNA do të vazhdojë të sjellë të tjera detaje në vijim në lidhje me skemën dhe abuzimet që mund të konsiderohet si një tjetër aferë që thith paratë e taksapaguesve të kryeqytetit që nga pagesat e ulëta deri te shumat e dhëna për evente të ndryshme. /CNA





Lajmet e fundit nga