Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Arbër Veliaj është një nga njerëzit që po i hetohet pasuria pas një hetimi që ka filluar SPAK-u për vëllain e tij, Erion Veliaj.(lexo këtu)
Ky i fundit është kryebashkiaku i Tiranës nga viti 2015, një politikan, i cili e ka filluar aktivitetin e tij me organizatën “Mjaft” në luftë kundër socialistëve, që më pas u kthye në një 99-ç për të hyrë në koalicion me socialistët.(lexo këtu)
Nga armiku i tyre (socialistëve), njeriu që i kishte rrëzuar dhe kishte dhënë kontribut për largimin e tyre nga pushteti, ai u kthye në përfitues dhe erdhi në pushtet me socialistët duke u bërë ministër e kryebashkiak.

Nuk ka qenë vetëm Erion Veliaj përfitues pushteti politik, personi që bëri një dasmë luksoze që ka zgjatur një javë, që u martua sa në kalanë e Gjirokastrës, në hotelet luksoze të Tiranës. Kuptohet, ai ka thënë se ka shitur fiq dhe me shitjen e fiqve, si dhe me kursimet e nënës, ka bërë dasmën.
Nuk është vetëm Erioni apo bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila, edhe pse juriste, është në fakt një njeri që ushtron aktivitetin e kuratores së artit në një godinë pa qira, etj.
Por sot do të shikojmë një detaj tjetër si u bë Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, një nga njerëzit që dominon tregun e reklamave në Shqipëri.

Gjithkush është privat, ka të drejtë që të zhvillojë aktivitetin pa asnjë diskutim, por privati është i lidhur me një politikan, i cili është përfshirë në skandale me drejtorët si dosja “5D” apo tek afera e inceneratorëve, ku shihet si përgjegjës kryesor. Për më tepër shërben si strukturë për të shpërndarë reklamat e privatëve në mediat e pushtetit dhe që u shërbejnë propagandave të vëllait të tij kryebashkiak.(lexo këtu)
Këtu fillon edhe “blerja” e medias në një formë ndryshe nga ajo e “flirtit” me pushtetin për interesa të tjera. Zhvillimi i kompanisë në tregun e reklamave ka një detaj tjetër, është çezma, rubineti i “ushqimit” për mediat dhe Erion Veliaj, përveç faktit që firmos leje ndërtimi për kulla, shpërndan tenderë, shpërndan dhe reklama sepse hap dhe mbyll rubinetin, pra një cikël i mbyllur.(lexo këtu)
Arbër Veliaj sot ka portofolin e mbi 50% të tregut të reklamave në Shqipëri, është partner i një kompanie të madhe franceze, “Publis”, ku sipas burimeve të CNA-së, kompania e madhe franceze nëpërmjet degës së saj në Serbi ka bërë partnere kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.
Mjafton të shikojmë “Open Corporates”, një faqe serioze e mbështetur dhe e financuar nga donatorë të huaj që ka të dhëna për kompanitë private.
Kompania “Gogel”, e cila është themeluar në vitin 2009, blihet nga Arbër Veliaj në vitin 2011 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2015, në momentin që Erion Veliaj bëhet kryebashkiaku i Tiranës, fitimet e kësaj kompanie dhe xhiroja janë shumë të vogla.

Sipas të dhënave të “Opens Corporates”, fitimi para tatimit në vitin 2009 ka qenë mbi 10 milionë lekë të vjetër (1 milion lekë të rinj), në vitin 2011 ka qenë po 10 milionë lekë dhe në vitin 2015 fitimi 6-fishohet. Në vitin 2016 është diku te 40 milionë lekë dhe pastaj shkon në 100 milionë lekë, shkon në 410 milionë lekë, shkon në rreth 440 milionë, shkon në mbi 520 milionë, shkon në 300 milionë dhe në 2022-shin që është e dhëna e fundit është diku te 250 milionë (ka dhe detaje te fakti, xhiro e lartë e fitimi i ulët).

Duke mbledhur të dhënat rezulton se Arbër Veliaj, para tatimit nga viti 2015, kur vëllai i tij Erion Veliajt është bërë kryetar bashkie deri në vitin 2022 ka të deklaruara 2.1 miliardë lekë, vetëm fitim.
Le të shohim sipas tabelës së dytë nga të dhënat e “Open Corporates” xhiron vjetore të kompanisë “Gogel”, e cila ka 100% aksioner kompaninë “Gogel Holding”, e cila ka pronar Arbër Veliajn.
Pra, sipas të dhënave rezulton se kompania nga viti 2015, që Bashkinë e Tiranës e merr Erion Veliaj, fillon të shtojë xhiron deri në 10-fishim apo 15 herë më shumë. Në qoftë se në vitin 2014 qarkullonte vetëm 240 milionë lekë të vjetër, në vitin 2018 kompania arrin të qarkullojë gati 3.3 miliardë lekë. Të njëjtin qarkullim ka edhe në vitin 2020, por shkon rreth 3.4 miliardë lekë.

Xhiroja e kësaj kompanie shkon në disa dhjetëra miliona euro në total nga viti 2015 e në vazhdim, por ajo që bie në sy duke krahasuar xhiron e kompanisë me fitimin ka të bëjë me faktin se në vitet kur kompania kishte më pak xhiro, në vitin 2015, fitimi ishte edhe më i madh, por fitimi i saj, edhe pse xhiroja është rritur dhe të ardhurat janë të larta, ulet në rreth 7% në vitin 2022, por duhet të kemi parasysh që janë 7, 10 apo 15% fitim në 4-5 vitet e fundit, të cilat janë fitim mbi një xhiro 3.2 - 3.4 miliardë lekë.

CNA po mbledh fakte dhe prova të padiskutueshme se si shpërndahen paratë e kompanive të mëdha dhe korporatave në Shqipëri, të cilat menaxhohen nga Arbër Veliaj duke çuar para dhe fonde kryesisht te mediat e pushtetit, te mediat e paguara nga afera e inceneratorëve, te propaganda e pushtetit.
Jo vetëm para publike përdoren me “5D” dhe korrupsion, por edhe paratë e privatëve merren dhe devijohen te vëllai i kryetarit të bashkisë për të paguar mediat për propagandë. Arbër Veliaj ka, jo disa, por pothuajse shumicën e kompanive kryesore dhe sipas të dhënave që ka CNA ai kontrollon më shumë sesa 50% të tregut të reklamave në Shqipëri. (lexo këtu)

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, në Podcast-in "Flasim...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Bashkëshortja e artistit të njohur Agron Llakaj është ...
Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të ...
Për të kuptuar marrëdhënien e politikës dhe SPAK, qytetarë...
Për të kuptuar më shumë vlerësimin pozitiv për SPAK, Barom...
Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në pe...
Diaspora Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka organiz...
Diaspora Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ka organizuar ...
Shumica e shqiptarëve në matjet e fundit të “Barometrit” n...
Në muajin qershor në panairin ”Eurosatory” në Paris, do të...
Një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme në shesh...
SPAK ka marrë në përgjim 3335 celularë dhe karta SIM, ...
Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi të martën kreun e Kë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe zv.kryeministrja,...
Deputetët e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shën...
Një 63-vjeçar nga Vlora, në një emision televiziv, rrëfeu ...
Ministria e Brendshme, përmes Policisë, IKMT dhe Shërbimit...
Në konferecën "Rrugë të sigurta, Turizëm i sigurt", zëvend...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...